Te merresh me nje femije te pabindur mund te jete vertete stresuese per prinderit.
Nese kur i kerkoni dicka, ata ju thone “Per nje minute” ose bejne sikur nuk kane degjuar fare eshte shenje mosbindje. Ne keto raste disa prinder reagojne duke e bejne vete ate qe i kerkuan femijes, te tjere bertasin ne menyre qe t’u plotesohet kerkesa.
Nese femija juaj nuk i ndjek udhezimet tuaja qe heren e pare qe ja kerkoni, shikoni menyren se si ja keni dhene. Ka disa gabime te cilat mund t’i quajme te zakonshme, por qe ulin mundesite qe femija t’ju bindet:
1. Ju jepni shumë urdhëra
Nëse fëmija juaj ka sjellje negative të shpeshta, ka shumë mundësi që po merr më shumë urdhëra seç duhet. Bombardimi i fëmijës me instruksione si “ ngjyros brenda vijes”, “ ngriji pantallonat” “mos ashtu..” e “mos keshtu” etj, do e çorientojë atë. Zëri juaj do të ngelet në prapavijë nëse jepni vazhdimisht urdhëra, edhe për gjëra të parëndësishme. Jepni vetëm instruksione të rëndësishme dhe shmangni komandat që jepni, me qëllim kryerjen e aktiviteteve sipas mënyrës suaj. Megjithëse nuk ju pëlqen ta shihni fëmijën tuaj t’i bëjë gjërat në mënyrën e vet, mësohuni me të sepse “prindërimi i tepruar” sjell shumë pasoja negative.
2. Ju jepni instruksione të dobëta
Fjalët që zgjidhni për të dhënë komandat janë shumë të rëndësishme. T’i thuash: “A ka mundesi te lash dhembet?” i jep femijes idene se kjo gje eshte me zgjedhje. Po deshi, mire; nese jo, s’ka gje. Jepini komandat me autoritet. Bëjeni të qartë kërkesën tuaj dhe mos jepni instruksione të rëndësishme sikur po kërkoni një nder nga komshiu. Përdorni autoritetin dhe qetësinë e figurës suaj si prind.
3. Ju i përsërisni komandat
Mos e lejoni fëmijën ta injorojë komandën tuaj apo të shtyjë detyrën që i keni dhënë. Bezdisja e fëmijës me dhënjen e komandës disa herë i mëson atij se nuk është e rëndësishme të zbatojë kërkesën tuaj që herën e parë. Jepeni vetëm një herë komandën dhe monitoroni zbatimin e saj.
4. Ju nuk i tregoni pasojat
Nëse jepni një komandë dhe nuk bëni asnjë gjë kur fëmija juaj nuk e zbaton, ju i mësoni fëmijës se nuk është e rëndësishme te dëgjojë fjalën tuaj. Reagoni me një pasojë negative kur fëmijëa juaj tregohet i pabindur. Per shembull: nuk do ta filloni leximin e librit pa larë ai dhëmbët.
Kujdes me pasojat që ofroni. Nuk duhet të jenë dënime, por duhet të jenë shtysa që të ndihmojnë motivimin e tij për të kryer detyrën që i kërkoni.
5. Ju nuk ofroni përforcim pozitiv
Pa vëmendje pozitive dhe përforcim pozitiv fëmija juaj mund të humbë motivimin për të ndjekur udhëzimet tuaja. Megjithëse nuk është e rëndësishme të shpërbleni çdo lëvizje të vogël të fëmijës suaj, është e rëndësishme që përforcimi pozitiv të jetë i pranishëm në marrëdhënien tuaj. Ofroni fjalë të ngrohta dhe përgëzime për zbatimin e detyrave. Këto afirmime përforcojnë sjelljet e mira dhe i ndihmojnë fëmijët të vazhdojnë të ndjekin udhëzimet tuaja.