Kjo eshte dieta qe parandalon plasaritjet e lekures, por edhe ju ndihmon te minimizoni ato qe tashme ju jane krijuar.
Për formimin e kolagjenit është e domosdoshme një sasi e mirë vitamine C dhe bakri. Dieta e mëposhtme, e mbështetur mbi 1700 kalori ditore, është studiuar për të sjellë sasinë e duhur të vitaminës C dhe bakrit në organizëm. Dieta përbën një guidë të thjeshtë përsa i përket një të ushqyeri të ekuilibruar dhe parandalues për plasaritjet e lëkurës.
Nëse ndonjë ushqim nuk ju pëlqen, mund ta zëvendësoni më një tjetër ushqim, të po të njëjtit lloj: një frut zëvendësohet me një frut e kështu me rradhë.
Çdo ditë
Sapo të zgjoheni: Një gotë me ujë oligomineral në temperaturë ambjenti.
15 minuta para drekës: Një gotë me ujë oligomineral në temperaturë ambjenti
15 minuta para darkës: Perime të gjalla të ndryshme (speca, karota, selino).
Dita e parë
Mëngjesi: 150 ml qumësht pjesërisht i skremuar ose një filxhan kafe elbi; 3 feta bukë të thekur me reçel mjedhre.
Zëmra: Një gotë me lëng boronicash.
Dreka: 100 g pilaf me karkaleca dhe rukola; sallatë domatesh, radhiqe dhe rukola; 2 feta bukë; 3 mandarina.
Zëmra: 250 g ananas i freskët.
Darka: Omëletë me barishte dhe 2 vezë; patëllxhanë të pjekur dhe të aromatizuar me borzilok; 2 lugë kafeje vaj ulliri; 2 feta bukë; një kupë me luleshtrydhe.
Dita e dytë
Mëngjesi: 150 ml qumësht pjesërisht i skremuar ose një filxhan kafe elbi; 3 feta bukë të thekur me reçel mjedhre.
Zëmra: Një gotë me lëng portokalli
Dreka: Makarona me limon dhe arra; sallatë me gjethe të freskëta mëllage; 2 lugë kafeje vaj ulliri; 50 g bukë; një kupë me boronica.
Zëmra: 250 g mikser frutash (me lëngun dhe tulin).
Darka: Një biftek viçi në skarë me angjinare të ziera; sallatë me kopër, 1 fetë bukë; një kupë me luleshtrydhe.
Dita e tretë
Mëngjesi: 150 ml qumësht pjesërisht i skremuar ose një filxhan kafe elbi; 3 feta bukë të thekur me reçel
frutash pylli.
Zëmra: Një gotë me lëng boronicash
Dreka: 90 g makarona tub me sallam spek dhe rukola; sallatë me rradhiqe jeshile; 2 lugë kafeje vaj ulliri; 50 g bukë; një kupë me rrush frëngu.
Zëmra: 2 kivi
Darka: peshk ton me qepë; sallatë me spinaq dhe limon; 2 lugë kafeje vaj ulliri; 1 fetë bukë; 1 papaja.
Dita e katërt
Mëngjesi: 150 ml qumësht pjesërisht i skremuar ose një filxhan kafe elbi; 3 feta bukë të thekur me reçel frutash pylli.
Zëmra: Një gotë me lëng portokalli.
Dreka: Një racion makaronash tub me kungulleshka; shparguj në avull.
Zëmra: Një kupë me luleshtrydhe.
Darka: Açuge të freskëta të kaluara në galetë dhe të pjekura në furrë; sallatë me karota dhe arra; 2 lugë kafeje vaj ulliri; 1 fetë bukë; pak fruta të thata.
Dita e pestë
Mëngjesi: 150 ml qumësht pjesërisht i skremuar ose një filxhan kafe elbi; 3 feta bukë të thekur me reçel mjedhre ose frutash pylli.
Zëmra: Një gotë me lëng portokalli.
Dreka: Një racion pilaf i kaurdisur me perime sipas dëshirës; tasqebap pule me speca; sallatë marule me gjethe mëllage dhe lëng limoni; 2 lugë gjelle vaj ulliri; 50 g bukë.
Zëmra: Një kupë me boronica.
Darka: Çorbë pranverore; 80 g koktejl sallamërash; një grejpfrut.
Dita e gjashtë
Mëngjesi: 150 ml qumësht pjesërisht i skremuar ose një filxhan kafe elbi; 3 feta bukë të thekur me reçel boronicash, mjedhre ose frutash pylli.
Zëmra: Një gotë me lëng portokalli.
Dreka: 90 g makarona të trasha alla marinara, përgatitur me hudhrë, ullinj të zinj, kaparinë dhe spec djegës; tortëz me barishte aromatike; 2 lugë kafeje vaj ulliri; 50 g bukë.
Zëmra: Në kupë akulloreje me limon.
Darka: Një copë mëlçi e pjekur në skarë; sallatë me rukola; 2 lugë kafeje vaj ulliri; 50 g bukë; 3 mandarina.
Dita e shtatë
Mëngjesi: 150 ml qumësht pjesërisht i skremuar ose një filxhan kafe elbi; 3 feta bukë të thekur me reçel mjedhre.
Zëmra: Një gotë me lëng boronicash.
Dreka: 80 g makarona me spec djegës, hudhër dhe vaj; sallatë me spinaq, djathë gorgonzola (30 g), arra dhe mollë në kubikë; 2 lugë gjelle vaj ulliri; lëng portokalli.
Zëmra: 250 g ananas i freskët.
Darka: Peshk kocë në furrë me patate; sallatë me rukola e domate, me 1 lugë kafeje vaj dhe 1 lugë kafeje limon; 2 feta bukë; 1 frut stine.