6 receta gatimi te pasura me vitamine C dhe baker

Keto receta gatimi jane te pasura me vitamine C dhe baker. Pervec ketyre, perbejne nje vakt te shkelqyer dhe jane shume te shijshme.

Ka mundesi qe te mos e dini rendesine e madhe qe kane ushqimet me vitamine C per organizmin tone. Shpesh i drejtohemi suplementeve per te marre sasine e nevojshme te vitaminave, kjo sepse nuk dime se ku t’i gjejme.

Rendesia e Vitamines C dhe Bakrit

Vitamina C është e nevojshme për sintezën e kolagjenit. Gjithashtu ndihmon ne parandalimin e infeksioneve virusale, bakteriale dhe këpurdhave. Ngadalëson plakjen, formimin e rrudhave në lëkurë dhe plakjen e përgjithshme të organizmit. Bakri ndihmon në prodhimin e energjisë në qelizat, kontribuon në luftën kundër radikaleve të lira (plakjes), ajo është e dobishme për flokët, lëkuren, kockat dhe sistemin imunitar dhe ndihmon zemrën dhe trurin të punojnë më mirë.

Pilaf me rukola dhe karkaleca

Përbërësit: 80 g oriz; 50 g karkaleca të qëruar; një tufë rukola; ¼ e qepës; 1 thelpi hudhre; piper djegës; vaj; kripë; ½ gote verë e bardhë.

Menyren e gatimin e lexoni duke klikuar ketu

Makarona me limon e arra

Përbërësit: 80 g makarona spageti; një domate e pjekur me madhësi mesatare; gjysmë limoni; 20 g arra të qëruara; 1 lugë gjelle vaj ulliri; pak kripë.

Rezultate imazhesh për pasta al limone pomodori e nocci

Përgatitja: Pritni imët domaten e freskët. Zieni makaronat dhe kullojini sa janë akoma “al dente”. Hidhini në tenxheren akoma të nxehtë, por pa e ndezur zjarrin. Shtoni tulin e domates, 1 lugë vaj ulliri dhe përziejini makaronat, që të mos ngjiten. Grini lëkurën e limonit, shtojani makaronave, së bashku me arrat e copëtuara. Shërbejini menjëherë, akoma të ngrohta.

Peshk ton me qepe dhe kaperi

Përbërësit: 120 g ton i freskët; 1 qepë; 1 lugë gjelle me kaparinë; miell i bardhë; lëngun e ½ limoni; vaj; spec djegës; sherbelë; kripë.

Rezultate imazhesh për filetto di tonno con cipolle e capperi

Përgatitja: rrotulloni në miell copën e peshkut ton, larë dhe tharë, dhe kaurdiseni për 5 minuta në një tigan me pak vaj. Kriposeni, piperoseni dhe lëreni në të ngrohtë. Në të njëjtin tigan kaurdisni qepën e prerë në rrathë dhe spërkateni me lëng limoni. Shtoni kaparinën dhe sherbelën e copëtuar.
Hidhini mbi peshkun ton.

Kocë furre me patate

Përbërësit: një kocë, disa gjethe dafine, 1 fetë limon; 10 g majdanoz; 120 g patate; 200 g rrepa.

Rezultate imazhesh për orata in forno con patate

Përgatitja: pastroni kocën. Mbusheni brendësinë e saj me gjethet e dafinës dhe fetën e limonit. Vendoseni peshkun në një tave furre. Qëroni patatet dhe rrepat, vendosini rreth peshkut. Kriposini, shtoni pak ujë dhe piqini në 200°C për rreth 45 minuta. Nga përfundimi i pjekjes, plotësojeni recetën me majdanoz të grirë.

Omëletë me barishte, e pjekur

Përbërësit: 250 g barishte të egra; 10 maja shpargujsh (sipas dëshirës); 1 vezë; 30 g gjizë; 3 arra.

Përgatitja: lani barishtet e egra, shpargujt dhe ziejini në avull. Grini hollë barishtet dhe shpargujt, pasi të keni eleminuar pjesën e fortë. Rrihni vezën në një tas. Shtoni gjizën, arrat e grira dhe perimet. Përziejini mirë dhe hidheni përbërjen në një formë të lyer me yndyrë. Piqeni në 200°C për rreth 20 minuta.

Açuge me galetë

Përbërësit: açuge të freskëta; 1 lugë kafeje kaparinë në shëllirë; 1 thelpi hudhre; majdanoz; galetë e bluar (në përpjestim me açuget); 1 lugë gjelle djathë kaçkavall i grirë; kripë; piper; vaj.

Imazh i ngjashëm

Përgatitja: lani kaparinën, duke i hequr kripën, kullojini dhe thajini. Hidheni në mikser së bashku me majdanozin, galetën, hudhrën, djathin, kripën dhe piperin. Punojini në mikser derisa të përftoni një masë homogjene. Hidheni përbërjen në një pjatë të sheshtë. Lani açuget dhe hapini në mes. Kalojini nga të dyja anët në përgatitjen e mësipërme, bëjini sërish cilindër dhe rregullojini në një tavë furre të lyer me yndyrë. Piqini në 180°C për 10 minuta.

Per me shume receta gatimi klikoni ketu.

femra-moderne.com