Depilimi ne menyren e duhur

Depilimi eshte nje detyrim per femrat. Prandaj eshte mire te mesoni se si ta beni ne menyren e duhur. 

Epilator elektrik, krem, dyllë ose brisk. Cilado qoftë mënyra juaj e parapëlqyer për të hequr qimet, duhet ta përgatisni më parë lëkurën. Dhe ta qetësoni kur ajo të jetë e lëmuar. Ja, kështu…

Krahët, këmbët, sqetullat dhe mbiveten i bashkon i njëjti problem: qimet. Zgjidhjet për t’i hequr janë të shumta. Duke filluar nga epilatori elektrik, te kremrat depilatorë e deri te brisku. Por çfarë duhet bërë për ta mësuar lëkurën me shkuljen e tyre? Dhe si duhet trajtuar menjëherë më pas? Lexoni më poshtë përgjigjet e estetisteve.

Lironi poret

  • Ditën përpara depilimit bëni një scrub për të eliminuar shtresën sipërfaqësore të qelizave të vdekura.
  • Futuni në vaskë dhe masazhohuni me një dorezë me qime kali, në mënyrë që të lironi qimet që janë futur nën lëkurë.
  • Të nesërmen lahuni, dhe lyeni me pudër zonat që djersisin më shumë. Nëse qimet janë disi të gjata, shkurtojini me gërshërë.
  • Nëse aplikoni një krem depilator që nuk e keni provuar asnjëherë, në fillim bëni një provë në një zonë të vogël të lëkurës, për të verifikuar nëse ju shkakton acarime.
  • Në rast se ju parapëlqeni dyllin, përpara se ta përhapni, vendosni një produkt që rrit ndjeshmërinë: e bën më të butë shkuljen.

Shmangni skuqjet

  • Nëse keni përdorur një krem depilator, shpëlani pjesët me ujë të vakët për të eliminuar çdo gjurmë produkti dhe spërkatuni me ujë termal, për të ristabilizuar pH e lëkurës.
  • Keni përdorur dyllin? Atëherë mbetjet hiqini me vaj bajamesh të ëmbla ose susam, që kanë edhe një efekt qetësues.
  • Ndërsa, pas epilatorit elektrik duhet të lyeni një pambuk me dezinfektues dhe ta kaloni në zonat që keni pastruar. Shërben për të larguar rrezikun që bakteret të depërtojnë në lëkurë duke krijuar infeksione.
  • Në fund vendosni një krem lehtësues: zgjidhni një me bazë aloe vera, ekstrakt kamomili ose substanca të tjera bimore me veti zbutëse.
  • Për ta përfunduar, mos harroni që s’duhet të hidhni parfume, deodorante ose kremra trajtuese për të paktën 24 orë. Dhe përpiquni të mos ekspozoheni shumë në diell: pas shkuljes së qimeve lëkura është shumë e ndjeshme dhe digjet me lehtësi.

femra-moderne.com