Keto keshilla praktike mund t’ju vijne ne ndihme ne kuzhine. Sa me shume qe merresh me gatimin, aq me teper kupton se me e rendesishmja nuk eshte receta, por truket e vogla qe zgjidhin nje situate, ata qe te shpetojne nga aksidentet.
1. Qe te shkrini me lehte cokollaten qe ju duhet per nje embelsire dhe pa qene e nevojshme banjomaria, ngrohni pak qumesht ose krem qumeshti, pa e lene te zjeje dhe shkrini brenda cokollaten ne copa te vogla.
2. Buka bajate behet si e fresket, nese e zhysim pak ne uje dhe e pjekim rreth 20 minuta ne furre, ne 200 grade.
3. Limonat nxjerrin me teper leng, nese pak para se t’i perdorim i zhysim ne uje te nxehte. Ose futini ne mikrovale per 20 sekonda.
4. Aroma e pakendshme e lakres qe zjen nuk do perhapet neper shtepi, nese mbi tenxhere veme nje pecete te lagur me uthull.
5. Buken e fresket qe sapo ka dale nga furra, do e presim mire ne feta te bukura qe te mos thermohen nese zhysim thiken ne uje te nxehte.
6. Vezet qe zjejne nuk thyhen nese ne uje hedhim pak kripe ose uthull. Dhe para se t’i ziejme duhet t’i leme ne temperature dhome.
7. Para se t’i skuqim peshqit, i veme per pak minuta ne leng limoni ose uthull. Keshtu behen te bardhe dhe te ngjeshur, nuk therrmohen kur skuqen dhe marrin arome te mire.
8. Mishi zbutet me shpejt, nese hedhim ne pjekje pak pika uthulle, ose konjaku. Ose nqs e lyejme para pjekjes me vaj ulliri per disa ore.
9. Qe vezet e zjera te mos krijojne perqark te verdhes ate rrethin e erret dhe jo estetik, mjafton t’i ziejme vetem 5 minuta e pastaj t’i leme 8 minuta ne uje te nxehte.
10. Nese rrushte e thate i lyejme me miell kur i perdorim ne embelsira, ato nuk do qendrojne ne fund, por do shperndahen kudo ne embelsire.
11. Lengu i mishit te zjere merr ngjyre te bukur te arte, nese ne ujin qe e ziejme, hedhim 2-3 flete qepe te thate, ose 1 karrote te qeruar.
12. Bishtajoret (legumet) i zbusim gjithmone ne uje te ftohte. Nese i zhysim ne uje me sode, rrezikon t’i shkaterrohen vitaminat.
13. Disa pika limoni ne pilafin qe zjen, e bejne ate me te shkrifet.
14. Qe ta bejme te shijshme supen me mish, e hedhim mishin ne fillim ne uje te ftohte ne tenxhere. Ne kete menyre kolagjeni shtohet, keshtu qe kriperat dhe lengjet e mishit treten ne uje. Mishi do behet pa shije dhe supa e shijshme. Ne te kundert, nese hidhni mishin ne uje te nxehte mishi do behet i shijshem dhe supa do humbasi piket.
15. Qe lulelakra te mbetet e bardhe pasi e kemi ziere, mjafton te hidhni pak qumesht ne ujin e zierjes.
16. Qe te pastrojme peshqit i veme pak ne uje ,ne te cilin kemi tretur 1 luge sode buke. Keshtu hiqen kollaj luspat. Ose mund t’i zhysim ne uje shume te nxehte per gjysem minute.
17. Per nje shije te garantuar, i kriposim peshqit dhe i leme 1 ore te kullojne para se t’i gatuajme.
18. Kthimi i mishit qe piqet ne skare, duhet te behet me kapese dhe jo me pirun, sepse kur shpohet mishi, humbet lende te cmuara dhe lengjet e tij.
19. Futini thelpinjte e hudhres per 15 sekonda ne mikrovale qe t’i qeroni me lehtesi.
20. Thjerezat ruajne ngjyren e tyre te celur dhe nuk nxihen ne gatim, nqs shtojme ne tenxhere 2 patate, te cilat i heqim me pas.