Shumë histori, disa zhgënjime, shumë liri dhe pastaj, më në fund, ai. Dashuria me D të madhe. Por ai është i ndarë, dhe me dy fëmijë.
Bie në dashuri me një burrë dhe e gjen veten treshe ose katërshe. Ai, ajo dhe fëmijët e tij. Ato që zgjedhin të rrinë me një burrë të divorcuar, shpesh, “pakoja e plotë” është e pashmangshme.
Për mua ata ishin fëmijët e njeriut me të cilin isha e dashuruar, drita e syve të tij, objekti i ndjenjave të fajit. Unë dija gjithçka për ta, gjithçka që më kish treguar ai, ndonjëherë me keqardhje dhe shpesh me krenari. Fëmijët e tij kanë qenë gjithmonë pjesë përbërëse e çiftit tonë.
Po unë, çfarë isha për ta? Një e huaj, ja se çfarë isha.
Prinderit e mi me mbeshteten, edhe pse e dija qe nuk donin kete lloj martese per mua. Ne fillim e kisha shume te veshtire, sepse nuk dija se çfarë të thoja e çfarë të bëja, por dy bindje më mbështetën që në fillim: e para, ata e kishin një nënë; e dyta, gjithmonë do të ishin përpara nesh, dhe kështu duhej të ishte. Duke e menduar ne kete menyre, gjithcka me ka shkuar mire deri tani. Ndoshta ishte ajo rruga e duhur, ndoshta isha me fat sepse ata janë dy fëmijë shumë të mbarë.
Une dhe ai bashkejetojme prej disa muajsh dhe femijet e tij vijne shpesh në shtëpinë tone. Kenaqem kur i shoh qe ndihen mire dhe vijne shpesh për të studiuar apo për të më kërkuar ndonjë këshillë.
Tani jam une qe kam nevoje per keshilla. Para pak ditesh morem vesh lajmin se isha shtatzene. Ne fakt ishte e paplanifkuar sepse nuk e dinim qe kisha shanse te mbetesha shtatzene, pasi jam gati 39 vjec. Por ja qe ndodhi. Eshte nje gezim i madh per te dy, por nuk e dime si t’ja japim lajmin femijeve. Si do ta presin? Si duhet te sillemi me ta? A do ndryshojne gjerat?
Por nje gje e di. Do mundohem pafundesisht qe motra e vellezer te qendrojne gjithmone bashke.