Kishte disa kohe qe perflitej nje ndarje e mundshme mes Angelina Jolie dhe Brad Pitt. Mendoj se shkaku do ishte xhelozia e Angelines per kolegen e Brad, aktoren Marion Cotillard. Pas ndarjes me 15 shtator, dje ajo ka firmosur letrat e divorcit.
Lajmi për divorcin e çiftit i cili botërisht njihej me emrin “Brangelina” mbrëmë ka pushtuar të gjitha mediat botërore. Pas dy vitesh martese duket se Angelina Jolie ka vendosur te kerkoje divorcin.
Ashtu siç është konfirmuar, Jolie ka parashtruar kërkesën për divorc në të cilën kërkon kujdestarinë për gjashtë fëmijët ndërsa Brad Pitt do të kishte vetëm të drejtë vizite. Gjashte femijet e ciftit jane Maddox, 15; Pax, 12; Zahara, 11; Shiloh, 10; dhe binjaket Knox dhe Vivienne, 8.
Vendimi për divorcin e çiftit më të famshëm të Hollivudit Angelina Jolie dhe Brad Pitt ka të bëjë me “shëndetin e familjes”, deklaroi avokati i aktores së famshme, Robert Offer. “Ajo nuk do te beje asnje koment rreth kesaj ceshtje, te pakten per momentin. Gjithashtu kerkon qe familjes se saj te mos i cenohet privatesia gjate kesaj periudhe te veshtire”. E mbyll avokati.
Burime të afërta me çiftin thanë se Angelina kishte vendosur ti japë fund martesës nga shkaku i mënyrës se si Brad i ka edukuar fëmijët. Thuhet se ajo ka qenë shumë e shqetësuar për disa nga metodat e tij.
Te dy prinderit jane dakort qe t’i mbajne femijet larg vemendjes se medias. Siç theksojnë mediat amerikane, aktorja nuk ka kërkuar mbështetje bashkëshortore.
“Jam shume i merzitur nga e gjitha kjo, por me e rendesishme eshte mireqenia e femijeve” – mesohet te jete shprehur Brad Pitt.
Çifti i famshëm u kurorëzua në vitin 2014, ndërsa kanë qenë bashkë që nga viti 2004.