Fustanet perfekte për një mbrëmje të rëndësishme

Fustanet e stilit të viteve ’50 ishin thjesht të mahnitshme. Mbi te gjitha ato fustane me funde te rrumbullaketa, ose te ashtuquajturit ne forme A, duket sikur jane krijuar per te nxjerre ne pah bukurinë absolute.

Jo vetem per raste

Fustanet e viteve ’50 janë zgjidhja e duhur për një mbrëmje të rëndësishme ose ceremoni. Midis veshjeve elegante, fustanet e viteve ’50 janë ndër më të preferuarit për ne dhe dhurojnë atë magjinë, ndaj të cilës është vështirë të heqësh dorë.

Jo vetem per raste, por edhe ne jeten e perditshme, medele dhe copa me te thjeshta te ketyre fustaneve mund te pershtaten per mrekulli edhe ne pune apo kur dilni per nje pije, takim, apo vizite.

Ka modele të thjeshtë, plotësisht të zinj ose me ngjyra të ndezura të tendencës, ose versione më të kërkuara me stampime me lule, të qëndisura, me topa, etj.

Ideale per nje ceremoni

Fustanet deri poshte gjurit janë shumë të pëlqyera edhe nga zonja e parë amerikane Michelle Obama, që i vesh gjithmonë në daljet publike. Po ashtu edhe personazhe te tjera te famshme si Dita Von Teese dhe kengetarja Taylow Swift.

Janë idealë nëse ke një martesë, një festë në muajt e vjeshtës. Fustanet qe kanë mëngë të gjata ose treçerekshe jane me te pershtatsme per kete stine. Por edhe ata me mëngë të shkurtra, bust, ose me rripa mund t’i kombinoni me një xhaketë.

Shfletoni fotogalerine per te pare disa nga modelet që kemi zgjedhur.

femra-moderne.com