Prej 25 vitesh tashmë, Japonia mban rekordin si vendi në të cilin gratë jetojnë më gjatë. Jo vetëm që jetojnë më gjatë, por duket edhe sikur kalimi i viteve nuk ka asnjë ndikim te to. Dhe duket se sekreti qëndron në kuzhinën e tyre.
Ushqimet qe konsumojne cdo dite
- Shkrimtarja japoneze Naomi Moriyama ka botuar një libër në të cilin thotë se kuzhina tradicionale japoneze është e bazuar në ushqime që pengojnë shtimin në peshë dhe plakjen. Ushqime të tipit peshk, algat e detit, fruta, soja, orizi, perimet dhe çaji jeshil, konsumohen rregullisht çdo ditë dhe të gjitha kanë veti kundër plakjes dhe nuk lejojnë shtimin në peshë.
- Për më tepër, japonezët preferojnë të konsumojnë ushqim të gatuar në shtëpi, sidomos ushqimin tradicional.
- Japonezët janë ndër konsumuesit më të mëdhenj të peshkut në botë, ata konsumojnë rreth 10% të të gjithë peshkut që konsumohet, një shifër kjo mjaft e lartë duke pasur parasysh edhe faktin se popullsia japoneze zë vetëm 2% të popullsisë së botës.
Mesohen te ushqehen shendetshem qe ne femijeri
- Fëmijët mësohen që në fëmijëri se si të ushqehen shëndetshëm. Ata mësohen që të hanë ngadalë dhe të vlerësojnë ushqimin e tyre, nuk lejohen racione të mëdha ose mbushje përsëri e pjatës, çdo ushqim serviret i veçuar nga ushqimet e tjera.
- Në Japoni mëngjesi është vakti më i rëndësishëm dhe zakonisht gjatë tij konsumohet një shumëllojshmëri ushqimesh dhe pijesh, ku mund të përmendim çajin jeshil, orizin, supën, hudhrat, algat e detit, omëletën dhe peshkun.
- Japonezët konsumojnë shumë rrallë ushqime me sheqer dhe në rastet kur i konsumojnë ata marrin sasi shumë të vogla. Përveç mënyrës së të ushqyerit, japonezët i kushtojnë një rëndësi shumë të veçantë edhe aktivitetit fizik.