Kanella perdoret nga shumë njerëz në ushqime nga më të ndryshme, si dhe në pije, duke qenë se ajo u jep një shije shumë speciale gatimeve. Përveç shijes së pakrahasueshme, edhe aroma e kanellës është shumë e veçantë. Nga ana tjetër, kanella nuk përdoret vetëm si një erzë e fuqishme, por ka edhe shume përfitime shëndetësore.
Kundër diabetit
Sipas një studimi të publikuar në Librarinë Kombëtare Amerikane të Institutit Ndërkombëtar të Shëndetit, kanella rrit ndjeshmërinë e insulinës dhe transportit të glukozës. Nga studimet u tregua se esenca e kanellës pengon rezistencën që bën insulina dhe rrit ndjeshmërinë e saj.
Ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të zemrës
Sipas një deklarate që Carina Parikh bëri nëpërmjet organizatës Woman’s Wellness, kanella ndihmonte në rritjen e përqendrimit në trup të yndyrës së mirë. Kjo do të thotë së niveli i yndyrave të dëmshme do të ulet. Duke përmirësuar nivelet e glukozës në gjak, duke ulur nivelin e triglicerideve, e kolesterolit në përgjithësi, jane faktorë që ndihmojne në uljen e rrezikut nga diabeti i tipit 2. Gjithashtu, përdorimi i rregullt i kanellës ndihmon në lehtësimin e pasojave pas një ngrënie të bollshme me mish dhe ushqime me nivele të larta të yndyrës.
Ndihmon ne humbjen e peshes
Kanella është me të vërtetë nje ushqim për dobësim. Kanella zvogëlon përqëndrimin e glukozës në gjak dhe rrit ndjeshmërinë e insulinës. Duke ndihmuar për të rregulluar nivelet e sheqerit në gjak, kanella ka një ndikim të favorshëm per largimin e urise dhe kesisoj mos shtimin në peshë.
Zbut dhimbjet e fytit dhe kollën
Duke zhytur shkopinjte e kanellës në nje gote ujë, ju do perfitoni ujë kanelle. Uji i kanelles ju ndihmon për kollen dhe per te zbutur fytin tuaj.
Antibakteriale
Kanella ka efekte të ngjashme antibakteriale si edhe mjalti. Kjo gjë e lejon të luftojë infeksionet e ndryshme. Vaji i kanellës ka veti të fuqishme antibakteriale, të cilat e shndërrojnë në dizinfektues të shkëlqyeshëm natyral. Për më tepër, vaji i kanellës mund të bashkohet me pak ujë të oksigjenuar dhe të përdoret si dizinfektues për sipërfaqet ku gatuajmë, si tavolina e prerjes, por edhe shumë përdorime të tjera.
Kunder kancerit
Kanella ka ne permbajtje cinnamaldehyde, e cila duket se mposht qelizat kancerogjene te zorres se trashe. Ajo gjithashtu eshte efektive kunder qelizave kancerogjene te melcise.