Pjeshke me gjize, stika dhe shurup rrushi

Nje recete e thjeshte kjo me pjeshke te mbushura me gjize, zbukuruar me stika dhe shurup rrushi. Perbejne nje “embelsire” te lehte dhe shume te shijshme. Ju ftojme qe ta provoni dhe te na tregoni me ane te komenteve, pershtypjet tuaja. 

Pjeshka është e pasur me antioksidantë që mbrojnë qelizat e trupit nga dëmtimi dhe zvogëlojnë rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare, disa lloje të kancerit dhe sëmundjeve kronike.
Pjeshka fenol, substancë e cila vepron më fuqishëm se sa vitamina C. Meqë lëkura e pjeshkës përmban dy herë më shumë fenol se sa vetë brendësia e frutit, keshillohet te mos e qëroni atë.
Pjeshket kane betakriptoksant dhe betakaroten, të cilat në organizëm shndërrohen në vitaminë A.

Gjiza eshte nje nga produktet me te vyera te bulmetit. Ajo është e pasur me proteina dhe kalcium, dhe e varfer në kripë dhe yndyrna.

Perberesit e recetes:

  • pjeshke jo shume te pjekura
  • gjize delje (ose lope, sipas shijes)
  • leng rrushi
  • mjalte
  • piper
  • stika

Si ta pergatisim:

  • Pritini pjeshket pergjysme dhe hiqini faren. Futini per pak minuta ne furre ose grill, derisa te zbuten pak.
  • Tani pergatisni shurupin e rrushit, duke vene ne zierje lengun e rrushit se bashku me pak piper dhe nje luge mjalte. Beni kujdes se mos ju digjet. Shurupi nuk duhet te jete shume i trashe. (Nese deshironi, mund te bleni nje shurup te gatshem.)
  • Vendoseni gjizen ne nje qese me xhep (nga ato te pasticerise), mbushni pjeshket ne menyre dekorative. Me pas sperkatini pjeshket me shurupin e rrushit dhe ne fund hidhini siper stikat e grira trashe.

Receta origjinale eshte gjermane, ndersa kjo qe po ju tregojme e kemi marre nga faqja duebiondeincucina.

femra-moderne.com