Keto jane 5 cilesite me te mira qe kemi

Kemi dalluar pesë cilësi: nëse i zotëroni, mos i fshihni.

Siç do të shikoni, janë një e mirë më tepër e jo një dobësi. Pra, stërvituni të keni besim te vetja

Maturia

Çfarë keni frikë se humbisni: popullaritetin
Shpesh frika e një personi të matur është ajo se mos gjykohet si një njeri që i mungojnë argumentat dhe jo shumë i shkëlqyer. Prandaj është më e thjeshtë që të vihet re ai person që është më i hapur, dhe i aftë për të tërhequr vëmendjen e grupit.

Çfarë fitoni: vlerësimin
Në fakt, në marrëdhëniet e rëndësishme duhet ta luani letrën e maturisë. Gjithmonë shpërblehet me vlerësimin e të tjerëve që i çmojnë ata njerëz që kanë aftësinë të respektojnë ndjenjat e të tjerëve dhe të mos e tradhtojnë besimin e tyre. Pra, vlerësojnë të qenët i besueshëm dhe të pëlqyeshëm për t’u frekuentuar.

Aftësia e të dëgjuarit

Çfarë keni frikë se humbisni: qartësinë e ideve
Në aftësinë e të dëgjuarit shfaqet dyshimi se mos dukeni pa ide ose mendime. Por kjo është një heshtje “aktive” që shërben për të mbledhur informacione të nevojshme dhe për të dhënë përgjigjen më të përshatatshme.

Çfarë fitoni: elasticitetin
Duke dëgjuar të tjerët mësoni të reflektoni edhe mbi veten tuaj dhe të vlerësoni sjelljet tuaja. Eshtë një qëndrim i dobishëm për të përvetësuar një bagazh me njohje të reja, pra për të rritur mundësitë për të zgjedhur. Dhe për më tepër, të tjerëve u lë përshtypjen se kanë takuar një mike, të aftë për t’i mirëpritur dhe për të kuptuar mendimet e tyre.

Ironia

Çfarë keni frikë se humbisni: besueshmërinë
Shpesh nuk themi batuta ironike nga frika se mos dukemi sipërfaqësorë. Në të vërtetë, personi ironik ka një mendje të mprehtë, është i aftë për të kapur atë veçanti që ta pret në gjysmë buzëqeshjen.

Çfarë fitoni: miratimin
Ironia shërben për të zhdramatizuar çastet e tensionit dhe për të rivlerësuar problemet. Në fakt, me një batutë nënvizohet bashkëpunimi që ke me tjetrin, duke fituar miratimin e tij.

Gatishmëria

Çfarë keni frikë se humbisni: vlerën tuaj personale
Fatkeqësisht, janë të shumtë ata që mendojnë se është gjë e gabuar të jesh shumë e gatshme, nga frika se mos kërkohen vetëm atëherë kur të tjerët kanë nevojë për një nder nga ana e tyre. Por, në fakt bujaria është një provë sigurie. Eshtë besimi në vetvete, që vë në dispozicion të të tjerëve kompetencat e tyre, pa u ndjerë sikur po i mashtrojnë.

Çfarë fitoni: mbështetjen e të tjerëve
Një sjellje altruiste mund të dalë një investim. Kjo ndodh për dy arsye: të mbledhësh nevojat e jashtme është një rast përballjeje dhe marrëdhënieje. Më pas, për një gatishmëri falas krijohet një rrjet miqësish dhe njohjesh, që mund të shfaqet i dobishëm në çaste vështirësie.

Mirësjellja

Çfarë keni frikë se humbisni: vendosmërinë
Të jesh i sjellshëm nuk do të thotë të jesh më pak i vendosur apo autoritar. Përkundrazi, mirësia është fryt i vendosmërisë. Në fakt, pse keni nevojë të tregoheni agresive dhe kokëfortë, nëse ajo që doni është në rrugë e sipër?

Çfarë fitoni: arritjen e objektivave
Eshtë e vështirë që një njeri i sjellshëm të gjejë dyer të mbyllura përpara vetes. Nëse nxirrni në pah mënyra të sjellshme, mund të fitoni simpatinë e shumë njerëzve dhe t’i komunikoni hapur dëshirat tuaja.

femra-moderne.com