Keshilla: Si të kursesh me lavatriçen

Ja disa këshilla se si të kursesh para në faturat e energjisë elektrike duke përdorur më së miri lavatriçen.

Trembeni kur shikon faturën e energjisë elektrike, pasi ka ardhur shumë e lartë? Lexoni 10 këshillat e mëposhtme se çfarë të bëni e çfarë të mos bëni kur lani rrobat me lavatriçe -do vëreni që fatura dhe shpenzimet nuk do të jenë aq të larta.

Evito të rrisësh sasinë e detergjentit më shumë nga doza e këshilluar

Në këtë menyrë do të rrisësh sasinë e pazarit në supermarket dhe do të mbrosh rrobat nga dëmtimet. Mbi të gjitha ka një imapkt të fort në ndotjen e mjedisit.

Bleni lavatriçe që ka konsum energjitik të ulët

Verifikoni gjithmonë konsumin energjitik të lavatriçes (nga e cila do të varet fatura juaj) dhe sasinë e ujit që përdor. Një konsumim i ulët i ujit nënkupton dhe një konsumim të ulët të energjisë, të nevojshme për ngrohjen e ujit, por dhe një sasi të ulët detergjenti. Janë në treg lavatriçe që bëjnë manovrim me ujë të ngrohtë dhe të ftohtë në mënyrë që të mund te kursejmë ngrohjen nga bojleri i lavatriçes.

Pastroni filtrin

Kjo do t’ju ndihmojë të ruani eficencën e lavatriçes, duke ruajtur konsumin dhe duke kursyer energjinë.

Bëni shpëlarje me ujë të ftohtë

Kur është e mundur bëjeni shpëlarjen. Uji i ftohtë ose i ngrohtë në momentin e shpëlarjes nuk influencon në bardhësinë e rrobave.

Përdorni lavatriçen në darkë osë natën

Në orët e vona vihet re një mbiprodhim i energjisë si shkak i mbylljes së fabrikave industriale, në këtë orë është më e përshatshme të përdorësh lavatriçen.

Eliminoni paralajren kur është e mundur

Rrit me 1/3 konsumin e energjisë. Është e preferueshme të ndërhysh direkt në njollë me detergjentë kundër njollave.

Bëj larje të plota

Të përdorësh lavatriçen për larje të pjesshme do t’ju kushtojnë më shumë dhe do t’ju duhet të bëni më shumë larje gjatë javës. Më mirë prisni që koshi të mbushet mjaftueshëm sa për të bërë një larje të vetme.

Mos përdorni tharëse rrobash

Tharja automatike rëndon shumë në konsumin e energjisë elektrike. Përdorni një varëse në diell ose në tualet. Në më pak orë rrobat tuaja do jenë të thara dhe fatura më e ulët.

Evitoni larjen me 90 gradë kur është e mundur

Temperaturat e larta kërkojnë një konsum të madh energjie. Të kalosh nga temperature 90 ne 60 gradë do të thotë të kursesh 30% të energjisë elektrike. Ndajini rrobat në menyrë të tillë që të lini vetëm një larje ne 90 grade.

Verifikoni sasinë e gëlqeres në ujë

Kur uji i rrjetit hidrik është i fortë, është e nevojshme të përdorësh më shumë detergjent, gjë që rrezikon rrobat. Për të luftuar gëlqeren janë të shpërndara në treg aparate të caktuara, ose në mungesë përdoren detergjentët e përshtatshëm.

Marre nga revista Femra Moderne.

©femra-moderne.com