Alex është djali i dy prindërve shqiptarë, i cili i ka shkruar Presidentit te SHBA-ve, Barack Obama, nje leter qe ka prekur shume njerez. Alex eshte prekur nga pamje e Omran Daqneesh, 5 vjeçarit nga Aleppo, Siri, prandaj ka vendosur t’i shkruaje para disa ditesh Presidentit Obama.
“Alex është vetëm 6 vjeç. Muajin e kaluar, ashtu si shumë njerëz në botë, ai u prek nga pamjet zemërthyese të Omran Daqneesh, një djalë 5 vjeçar në Aleppo, Siri, ulur në një ambulancë, i tronditur teksa fshinte gjakun nga duart e tij. Alex u ul dhe më shkroi një letër” – tha Omaba gjate Samitit te Kombeve të Bashkuara për refugjatët, duke ndava me të gjithë botën fjalët prekëse të vogelushit Alex.
“Ai më tha se donte që Omrani të vinte dhe të jetonte me familjen e tij. Ai donte t’i jepte biçikletën e vet dhe ta mësonte si ta ngiste atë. Ai tha se motra e tij do mblidhte flutura për të. “Ne mund të luajmë të gjithë bashkë,” shkruante ai. “Ne do të bëhemi familja e tij dhe ai do të jetë vëllai ynë.”
Këto janë fjalët e një djali 6 vjeçar – një djalë i vogël që nuk ka mësuar të jetë cinik, apo dyshues apo të ketë frikë nga njerëzit e tjerë për shkak të vendit nga ata vijnë, për shkak të pamjes së tyre apo të mënyrës se si luten.”
Ne të gjithë duhet të jemi si Alex-i
“Ne të gjithë duhet të jemi si Alex-i, – vazhdoi presidenti Obama. – Përfytyroni si do të dukej bota po të ishim të tillë. Përfytyroni sa vuajtje do të kursenim dhe sa jetë do të shpëtonim.
Dëgjoni Alexin teksa lexon letrën e tij dhe reflektoni se përse unë e ndava atë me të gjithë botën.”
Shikoni videon qe vete presidenti Obama ka shperndare ne profilet e tij sociale.
https://www.facebook.com/potus/videos/537075249815653/