Selena Gomez, mbretëresha e re e Instagramit, me mbi 100 milionë ndjekës

Selena Gomez shënon rekord, është e para që i kalon 100 milionë ndjekës në Instagram

Këngëtarja dhe aktorja amerikane eshte e para që ‘rrëzoi murin’ e 100 milionë ndjekësve në rrjetin social Instagram. Por kjo nuk është hera e parë që Selena ka shënuar një rekord. Disa kohë më parë, pak orë nga shpërndarja e një fotoje të saj të fushatës publicitare të Coca Cola-s , ish e fejuara e Justin Bieber ishte e para që arriti 4 milionë “like-s”.

Aktualisht , ish e fejuara e Justin Bieber ka zgjedhur të largohet nga reflektorët për t’u shëruar nga depresioni. Ylli i popit ka anuluar edhe koncertet e fundit të turit të saj botëror “Revival” për t’u kuruar. Edhe profili i saj në Instagram ka ndaluar prej disa javësh ( fotoja e fundit e publikuar është në mes të gushtit) , por në muajin e fundit Gomez ka vazhduar të tërheqë fansat në aspekte të reja sociale.

https://www.instagram.com/p/BJITJfzgn_P/?taken-by=selenagomez

 

Pas Selena Gomez, vjen mikja e saj Taylor Swift me 91.4 milionë ndjekës, e cila ze vendin e dytë të klasifikimit. Ne vend te tretë vjen Beyoncé me 85.3 milionë fansa. Në vendin e katërt është Kim Kardashian, e cila edhe pse ka publikuar shumë fotografi provokuese, ka mbetur larg vendeve te para me 83.6 milionë ndjekës.

“Lufta” e Instagramit vazhdon…

femra-moderne.com