Me kalimin e moshës, ulet aftësia e organizmit tuaj për asimilimin e ushqimeve. Sipas disa studimeve të kohëve të fundit, një pjesë e madhe e personave në moshë të thyer ka mungesë vlerash ushqimore, sidomos vitaminash B, potas, kalcium, hekur dhe vitamine D.
- Vitamina D – nje ushqyes i domosdoshem per kocka te forta. Ju mban larg nga osteoporoza, artriti, diabeti dhe shikimi i dobet. Keshillohet te merret cdo dite 600 IU Vitamine D per grate mbi 60 vjec.
-
Vitamine B6 – jetesore per prodhimin e kimikateve te trurit dhe hormoneve. Ju ndihmon nga luhatjet e depresionit, semundjet e zemres dhe humbja e kujteses. Keshillohet te merret 2 mg ne dite.
-
Vitamine B12 – parandalon anemine, nxit kujtesen dhe funksionimin e sistemit trunor. Nje dose prej 2.4 mg ne dite rekomandohet per grate mbi 60 vjec.
-
Vitamina E – Per lekure te shendetshme dhe mos krijimin e shenjave nga mosha, duhet te merrni rregullisht vitamine E.
-
Acid Folik – promovon sistemin nervor dhe nxit prodhimin e qelizave. Keshillohen 400 mcg (mikrogram) folate cdo dite.
-
Vitamina C – per te siguruar marrjen e nevojshme te antioksidanteve, por edhe per parandalimin e Alzheimer, kancerit dhe kataraktit duhet te merrni rregullisht Vit.C.
-
Vitamina A – ndihmon ne pasjen e kockave te forta dhe shikimit te forte.
- Vitamina K2 – nese keni nivelet e nevojshme te vitamines K2, transportimi i kalciumit ne te gjithe trupin (dhe ne vendet e duhura) behet me i lehte.
Bashke me keto vitamina ju duhen edhe: -
Magnez & Kalcium – mbi te gjitha nese qumeshti nuk eshte pjese e nje diete te perditshme, suplementet e kalciumit jane te nevojshme per te siguruar shendetin e kockave. Magnezi eshte thelbesor per funksionimin e trurit.
-
Hekuri: Pervec gjithe vitaminave te mesiperme, hekuri eshte i nevojshem per te evituar mundesine e anemise.
Keshilla:
- Mos lini pas dore ushqimin, sidomos kur gatuani vetëm për vete.
- Mundohuni të evitoni sa më shumë që të jetë e mundur, ushqimet e përpunuara.
- Hani shumë ushqime integrale, fruta, peshk të yndyrshëm, arra, fara dhe perime jeshile.
- Rrisni nivelin e magnezit nëpërmjet arrave.
- Është i këshillueshëm përdorimi i suplementëve të ekuilibruar me vitamina dhe minerale.