Ushqimet që forcojnë kujtesën dhe parandalojne plakjen e trurit

Kalimit te viteve nuk keni ç’t’i bejme, por ne mund të parandalojme plakjen e parakohshme të trurit nëse ushqehemi shëndetshëm.

Mos harroni të hani mëngjes

  • Studimet kanë treguar se mëngjesi përmirëson kujtesën afatshkurtër dhe përqendrimin. Studentët që konsumonin mëngjes kishin rezultate më të mira sesa ata që nuk e konsumonin këtë vakt.
  • Ushqimet më të shëndetshme dhe që ju japin më shumë energji në mëngjes janë fibrat dhe frutat. Studimet gjithashtu kanë treguar se një mëngjes i tepruar zvogëlon përqendrimin. Prandaj mos merrni më shumë kalori se sa duhet.

Kafeina ju bën mirë për vëmendjen

  • Kafeina eshte nje substance qe na ndihmon të jemi më energjikë dhe të përqendruar.
  • Mund ta gjeni në kafe, çokollatë, pije energjike dhe disa ilaçe. Pervec fuqise, kafeina ju jep dhe  nje ndjesi zgjimi, edhe pse është nje efekt jetëshkurtër. Por nuk duhet tepruar me të, pasi mund t’ju shkaktojë shqetësime.

Peshku, ushqimi më i mirë për trurin

  • Peshku eshte nje nga ushqimet me te mira per trurin e njeriut. Ai eshte një burim proteinash dhe energjie per trurin.
  • Nese keni një dietë te pasur me peshk, do te keni më pak kriza mendore dhe çmenduri. Acidet yndyrore Omega 3 qe gjenden tek peshqit, luajnë një rol  të rëndësishëm në përmirësimin e kujteses.

Çokollata dhe arrat

  • Arrat dhe frutat e thata janë një burim i mirë i vitaminës E, qe eshte nje ushqyes i mahnitshem, edhe per trurin.
  • Çokollata e zezë ka gjithashtu antioksidues të fuqishëm dhe përmban stimulues natyror, te cilat rrisin përqendrimin.

Sheqeri shton vigjilencën

  • Glukoza, eshte burimi kryesor i energjise per trurin. Truri eshte organi me kerkues i trupit per energji, prandaj sheqeri eshte i preferuari i tij.
  • Konsumimi i një gote me diçka të ëmbël mund të ofrojë një rritje momentale të kujtesës, të menduarit dhe përqendrimit. Por kur merret në sasi të mëdha, mund të shkaktojë paaftësi të trurit dhe jo vetëm.
  • Tregohuni të kujdesshëm me sasitë e sheqerit që merrni, me qëllim që të rrisni memorien dhe jo kilogramët.
  • Nuk behet fjale per sheqerin e zakonshem, por per glukozen, të cilën trupi e përfton nga sheqeri dhe karbohidratet e tjera që merrni nga ushqimet.

femra-moderne.com