Qoftet me mish pule gatuhen ne menyra te ndryshme ne vende te ndryshme. Por ju sigurojme qe kjo recete eshte ndryshe nga te tjerat
Perberesit e recetes
- 200 grame pule e grire (gjoksi)
 - 1 qepe mesatare e grire
 - 1 karrote e gire
 - Nje gjysme tufe koriander (mund ta zevendesoni me majdanoz dhe koper)
 - 1 luge caji salce soje
 - 1 luge caji tabasko (salce speci te kuq djeges)
 - 1 luge caji piper i kuq
 - nje maje luge caji me shafran Indie
 - Kripe
 - 1 luge caji xhenxhefil pluhur
 - 1 luge gjelle miell misri
 - 1 luge caji miell misri i tretur ne 2 luge gjelle uje
 - therrime buke per te mbeshtjelle qoftet
 - Vaj per skuqje
 

Menyra e pergatitjes
- Bashkoni me mishin e grire te gjithe perberesit pervec miellit te misrit te tretur ne uje, therrimeve te bukes dhe vajit.
 - Pasi te keni formuar brumin, filloni te beni topa te vegjel. Futini qoftet ne ujin me miellin e misrit te tretur ne te dhe me pas rrotullojini ne therrimet e bukes.
 - Pasi te keni mbaruar pune me te gjitha qoftet, futini ne ngrirje per 30 minuta.
 - Pas gjysme ore nxirrini jashte ngrirjes dhe lerini te pushojne 5 minuta.
 - Skuqini ne vaj te nxehur per 3-4 minuta.
 - Shoqerojini me salcen tuaj te preferuar.