Aktorja e famshme shtatzene per te here te peste

Aktorja e famshme e Hollywood-it, e cila eshte bere e njohur edhe per publikun shqiptar ne rolin e Jamie ne serialin Beverly Hills, 90210, eshte shtatzene per here te peste.

Tori Spelling po e zgjeron familjen e saj edhe nje here. “Ishte nje surprize e papritur,” tregon Tori Spelling per revisten PEOPLE. Ajo dhe bashkeshorti i saj  Dean McDermott tregojne se gjithmone kane dashur te kene nje familje te madhe. “Jam shume e entuziasmuar! – tha aktorja.

aktorja2

Cifti tashme jane prinder te Liam, 9, Stella, 8, Hattie, 5 dhe Finn, 4. Nderkohe qe Dean ka edhe nje djale 18 vjec, Jack, nga martesa e tij e meparshme.

“Te mendosh qe deri para pak kohesh djali i vogel ishte akoma me pelena, – tha aktorja 43 vjecare per revisten People. – Menduam se kaq e pat edhe lindja e femijeve, por jo. – vazhdoi Tori duke qeshur.

“Ky eshte viti i pare qe te gjithe kane filluar shkollen dhe ne po e nisim nga fillimi edhe nje here”. Ndersa bashkeshorti i saj, 49 vjec, vazhdoi: “Tani kemi nevoje per nje furgon”.

Ne 10 vjet martese cifti pret te vije ne jete femija i tyre i peste. Ata thone se nuk e kishin ne plan nje femije tjeter, dhe mendojne se ka qene e shkruar.

“Ky femije po vjen ne momentin e duhur – vazhdoi Tori. – Jo gjithmone gjerat jane perfekte, por une jam shume e dashuruar me femijet e mi dhe burrin tim. Eshte nje bekim te mendosh se do na shtohet dashuria”.

femra-moderne.com