Lulelaker! Jo vetem e mire, e shijshme, por edhe e shendetshme. Aq e shendetshme sa, studiuesit mendojne se përdorimi i rregullt i perimeve të familjes së Kruciferëve (të paktën një porcion në javë) mund të ulë rrezikun e një numri kanceresh dhe sëmundjesh kardiovaskulare, të mbrojë ndaj procesit të plakjes së qelizave të trurit dhe të ndihmojë në kontrollin e diabetit.
Ja nje recete shume e thjeshte dhe e vecante me baze lulelakren.
Perberesit per 4-6 persona
- 1 lulelaker, e ziere ose ne avull
 - 4 luge gjelle gjalpe
 - 3 luge gjelle miell
 - 2 filxhane me qumesht te paskremuar
 - 120 gr djathe gorgonzola, i therrmuar
 - 1 qepe e njome, e prere
 

Pergatitja
- Ne fillim lani dhe pastroni 1 lulelaker me madhesi mesatare, duke i hequr gjethet dhe trungun. Mundohuni te ruani lulelakren te plote.
 - Gatuani lulelakren ne avull, ose veproni sipas kesaj menyre: Mbushni nje tenxhere te thelle me 3 cm uje ne fund dhe futni lulelakren. Mbulojeni tenxheren me kapak dhe lereni derisa lulelakra te jete zbutur. Mjaftojne afersisht 15 minuta, ose deri kur maja e nje thike te futet lehtesisht ne brendesi te perimes.
 - Pergatisni nje salce duke shkrire gjalpin ne nje tigan, me nxehtesi mesatare. Shtoni miellin dhe perziejeni per 1 minute. Shtoni qumeshtin dhe vazhdoni ta perzieni derisa masa te jete trashur paksa.
 - Shtoni djathin gorgonzola dhe perziejeni derisa te shkrihet.
 - Merrni nje pjatance dhe vendosni pak nga salca e pergatitur.
 - Kulloni lulelakren dhe vendoseni mbi salce dhe me pas hidhini perseri salce persiper.
 - Zbukurojeni me qepen e njome te prere holle. Salcen e mbetur hidheni ne nje tas te vogel dhe sherbejeni ne ane te lulelakres.