Hudher e pjekur me vaj ulliri dhe uthull balsamike

Nese s’keni provuar hudher te pjekur me perpara, nuk e dini se cfare keni humbur.

Nje hudher e gjalle nuk eshte zgjedhja jone e pare, per shkak te aromes se forte qe le ne goje. Por pjekja e ndryshon plotesisht shijen e saj, nga e forte dhe djegese ne dicka te embel, te bute e te shijshme. Ka nje strukture kremoze dhe behet ideale per te lyer buken e thekur ose crackers-at. Eshte shume e thjeshte per t’u pergatitur, dhe mund te zere rolin e antipastes.

Ja se si pergatitet.

Perberesit:

  • 4 ose 5 koka hudher me madhesi mesatare, nje per person
  • 4 luge gjelle uthull Balsamike
  • 4 luge gjelle vaj ulliri
  • nje maje gishtash ereza te perziera, kripe and piper

Metoda:

  1. Parangrohni furren ne 180 grade C.
  2. Me kujdes pritni ne maje te cdo hudhre, ne menyre qe t’i futen erezat.
  3. Vendosini hudhrat ne nje tepsi.
  4. Tani perzieni uthullen, vajin e ullirit, erezat, kripen dhe piperin. Hidheni masen mbi prerjen e hudhrave. 
  5. Piqini ne furre per 40 minuta ose 1 ore.
  6. Kur hudhra te jete e bute, do te thote qe eshte gati. 
  • Sherbejeni me buke te thekur, buke te biskotuar ose crackers.
  • Nese keni deshire, ngjyejeni buken ne lengun e tepert qe mund te kete mbetur ne tepsi.