Kjo supe kremoze me presh dhe patate eshte nje ide e thjeshte per darke, shoqeruar me buke te thekur dhe e sherbyer ne nje tas te vecante.
Kjo supe me presh dhe patate eshte shume e mire si nje pjate e pare, pasi ka nje shije te bute. Gjithashtu mund te jete edhe nje darke e lehte dhe e mjaftueshme. Preshi dhe patatet jane te dyja burim i mire fibrash, prandaj e bejne trupin te ndihet mire dhe shendetshem. Preshi është një zgjedhje e shkëlqyer për të gjithë ata që duan të ndjekin një dietë të shëndetshme, duke qenë se ka pak kalori dhe është plot me vitamina e minerale. Edhe patatet jane të mbushura plot me vitamina dhe minerale ushqyese, jane te pasura me karbohidrate, proteina, kripëra minerale dhe vitamina te ndryshme, ku mbizotëron vitamina C.
- Per 4-6 persona
- Koha e pergatitjes: 20 minuta
- Gatimit: 35 minuta
- Koha totale: 55 minuta
- Veshtiresia: e lehte
Perberesit
- 25 g gjalpe
- 1 qepe e grire imet
- 4 presh te medhenj, prere ne feta te holla
- 450 g patate, te qeruara dhe prera
- 850 ml leng mishi pule ose uje
- 150 ml pana e rrahur
- bishta qepe te prera, per zbukurim
Pergatitja
Receta e kesaj supe eshte per 6 persona, por nese ju duhet me pak, mos i ulni masat e perberesve. Ne vend te kesaj, pergatiteni te gjithe me masat e dhena, konsumoni sa ju nevojitet dhe pjesen tjeter mbajeni ne ngrirje. Keshtu do e keni darken gati per nje nate tjeter, kur nuk keni kohe apo deshire per te gatuar. Shpejt dhe thjesht, ringroheni dhe konsumojeni. Marre nga Woman and Home.
- Shkrini gjalpin ne nje tigan te thelle, shtoni qeper dhe preshte. Mbulojeni dhe lerini perimet te zbuten per 10 minuta, por pa i skuqur.
- Shtoni patatet, rregullojeni me kripe dhe piper, shtojini lengun e mishit dhe lereni te vloje.
- Pasi te marri vale, uleni nxehtesine dhe ziejeni ne zjarr te ulet per 25 minuta.
- Bluajeni supen derisa te behet kremoze dhe kalojeni ne nje tenxhere te paster. Shtoni panen.
- Ringrohni supen, pa e cuar ne vlim, provoni shijen per kripe.
- Mbushni tasat e supes dhe hidhini persiper bishta qepe te njome dhe sherbejeni menjehere.