Receta per supe pule me elb dhe perime
Per: 6 servings
Koha e pergatitjes: 15 minuta
Koha e gatimit: 30 minuta
Total: 45 minuta
Kjo recete do te kthehet ne jaten tuaj te preferuar, eshte gati per 45 minuta dhe shija eshte shume plotesuese.
Perberesit:
- 2 luge gjelle vaj ulliri
- 1/2 qepe e madhe, e grire (gati 2/3 e nje filxhani)
- 1 karote mesatare, e grire (gati 1/2 e nje filxhani)
- 1/2 finok, i grire (gati 1 filxhan)
- 1/3 filxhan vere e bardhe
- 6 filxhane leng mish pule
- 1 gjethe dafine
- 230 gr (1 1/4 filxhan) elb
- 450 gr (rreth 2 copa te medha)gjokse pule, e prere ne kubike ne vegjel
- 1/4 filxhan me leng te saposhtrydhur limoni (nga 2-3 limona)
- kripe dhe piper i zi per shije
Menyra e gatimit:
- Ngrohni vajin e ullirit ne nje tigan te madh ne temperature mesatare. Shtoni qepen, karoten dhe finokun dhe skuqini pak, duke i kaurdisur here pas here, derisa te zbuten dhe te fillojne te marrin nje ngjyre te kafte, rreth 7-8 minuta. Hidhini pak kripe dhe piper.
- Shtoni veren e bardhe dhe gatuajini per 1-2 minuta ose deri sa pjesa me e madhe e lengut te absorbohet.
- Shtoni lengun e pules dhe gjethen e dafines dhe lereni te marre vale.
- Me pas shtoni elbin. Pas 5 minutash shtoni copat e pules dhe gatuajini edhe per 5-6 minuta te tjera, ose derisa te vereni qe elbi dhe pula eshte gatuar aq sa ju deshironi. Shtoni lengun e limonit dhe rregullojeni me kripe e piper. Hidheni neper pjata dhe sherbejeni te ngrohte.