Djathe feta me ereza dhe vaj ulliri

Edhe pse shume e thjeshte si pergatitje, kjo recete me djathe dhe ereza eshte nje mrekulli e vertete.

Ballkanasit ne pergjithesi i pelqejne shume te gjithe llojet e djatherave. Por djathi feta eshte nder me te perdorurit. Ne kete recete e kemi zgjedhur ne formen e “antipastes”, dicka qe mund ta konsumosh para vaktit, nese keni miq ne shtepi. (Por mund ta shijoni me buke te thekur si nje vakt kryesor, nese jeni vetem ne shtepi dhe doni dicka te shpejte).

Nese doni ta merrni veten me te mira, mund te zgjidhni nje djathe feta te nje cilesie me te larte, i bere me qumesht dele ose dhie. Nderkohe qe edhe djathi feta i bere nga qumeshti i lopes eshte shume ne rregull. 

Perberesit:

  • 1 cope djathe feta – aq sa ju e konsideroni mjaftueshem
  • nje dore me ereza te fresketa te grira ne cast  – majdanoz, rozmarine, trumze, rigon
  • 1 spec i kuq djeges i grimcuar
  • lekura e gjysme limoni
  • piper i shtypur
  • vaj ulliri ekstra i virgjer

Pergatitja:

Vendosni djathin feta në një pjatance ose pjatë të vogël. Sperkateni me erezat e njoma, specin djeges, lekuren e limonit dhe piperin e sapo bluar. Ne fund hidhini siper vaj ulliri, pa e kursyer. Shoqerojeni me buke te thekur. Shijon si nje mrekulli e vertete.

femra-moderne.com