Bouyourdi: djathe furre me domate dhe speca djeges

Bouyourdi, djathe furre me domate dhe speca djeges

  •  pergatitja
  • Per 2 persona

Bouyourdi eshte nje pjate shume e shijshme, e perdorur si shoqeruese e mishit ose per meze. Eshte nje recete greke, e cila ne vende te ndryshme gatuhet ne menyra te ndryshme. Ky eshte versioni i Greqise veriore, e cila perdor vetem perberes te thjeshte. Ne vende te tjera te Greqise i shtojne edhe kackavall te bute, qepe, speca te embel dhe ullinj.

Kete recete mund ta perdorni si salce, meze, si pajte shoqeruese, por eshe si pjate kryesore, shoqeruar me pak buke te thekur.

Perberesit

  • 200 gr djathe feta
  • 2-3 domate te pjekura, mesatare
  • Spec djeges i sapo prere (ose fleteza speci djeges)
  • Rigon
  • Piper
  • 1 luge vaj ulliri Extra Virgin 

Menyra e pergatitjes

  1. Pritni djathin feta ne copa te trasha. Shtrojini mbi nje tave.
  2. Pritni domatet dhe hidhini mbi djathe, por mos e mbuloni te gjithe djathin.
  3. Sperkatini me rigon, spec djeges dhe piper te zi. Tani hidhini persiper pak vaj ulliri. 
  4. Piqeni ne furre derisa djathi te marre nje ngjyre te arte.
ginalioti.com

Tani eshte koha ta shijoni sipas deshires tuaj. Mund ta konsumoni me buke ose ta lini si pjate anesore. Shkon shume mire me berxolla derri dhe vici, biftek dhe fileto. Por edhe me mishin e qengjit dhe te pules gjithashtu.