Fileto vici ne tigan me ereza dhe limon

Nje recete e shpejte me mish vici fileto, e skuqur ne tigan, shoqeruar me ereza dhe limon.

Ne Ballkanasit e pelqejme mishin te gatuar mire, te aromatizuar me pak rigon dhe te shoqeruar me nje fete limoni. Vende te ndryshme te botes e shijojne ne menyra te ndryshme gatimin e mishit, por kjo recete do ju shijoje me siguri. Gatuajeni mishin derisa te jete i pjekur mesatarisht ose mjaftueshmem, sperkateni me pak vaj ulliri, shtrydhini limonin persiper dhe kriposeni, piperoseni dhe hidhini pak rigon. Mund ta shoqeroni me pure patatesh, sallate me domate, gjize te perziere me ereza, apo perime te ziera. Nese ju pelqen vera, ky gatim eshte perfekt per t’u shoqeruar nga nje gote vere e kuqe. Receta eshte pergatitur nga Gina Lioti.

  • Pritja: 20 Min
  • Per 2 persona

Perberesit:

  • 2 fileto vici
  • Rigon
  • Kripe e jodizuar
  • Piper i zi
  • Vaj ulliri extra i virgjer
  • 1 limon i prere pergjysme dhe i sapo shtrydhur

Pergatitja

  1. Nxirrini filetot nga frigoriferi te pakten 20 minuta para se t’i gatuani. Eshte mire te jene me temperature dhome kur te vije momenti i gatimit. 
  2. Perdorni nje cekic mishi per t’i holluar pak, ne menyre qe te jete me e lehte per t’i gatuar dhe per te mos i djegur.
  3. Vendosni ne zjarr te larte nje tigan jongjites. Shtoni nje luge vaj ulliri.
  4. Nderkohe vendosni filetot ne nje pjate dhe thajini me leter kuzhine. Vendosini filetot ne tiganin e nxehur.
  5. Lerini te piqen mire nga njera ane, duke perdorur nje kapese (jo pirun). Kur te kene marre ngjyre kafe, kthejini nga ana tjeter.
  6. Ne pjaten qe do sherbeni mishin hidhni pak vaj ulliri dhe shtrydhni limonin. Vendosni mishin mbi kete leng. Kthejeni nga ana tjeter.
  7. Hidhini kripe, piper dhe rigon.

femra-moderne.com