Nje sallate e shendetshme dhe e shijshme. Nese nuk e keni provuar marulen e qengjit, sic quhet ne shqip, apo valeriana (ne italisht) ja nje menyre e mire per ta shijuar. Recetes baze mund t’i shtoni djathe mocarela, por eshte mese e shijshme edhe keshtu.
Per kete recete duhen vetem 5 minuta kohe. Perberesit jane per 2 persona.
Perberesit
- 200 Gr sallate valeriana (marule qengji) ; (E gjeni tek Conad)
- 5-6 domate qershi
- 7-8 ullinj ullaster (kokerrvogel)
- 1 avocado
- Gjethe borziloku
- Vaj ulliri
- Kripe
- Piper
- 1 spec djeges – nese deshironi
- Uthull molle
- Uthull balsamike
- Vaj arre kokosi – nese deshironi
Pergatitja
- Lani sallaten valeriana, shtypeni lehte me pellembe dhe vendoseni ne nje tas sallate.
- Pritni avokadon ne kubike, pritni edhe domatet dhe hidhini siper sallates.
- Shtoni ullinjte, borzilok te fresket, kripe dhe piper.
- Ne nje tas te vogel perzieni vajrat dhe uthullat dhe sperkatni siper sallaten.
Vlerat e sallates valeriana
“Marulja e qengjit” eshte nje sallate depurative, qe stimulon aktivitetin e mëlçisë, veshkave dhe zorrëve. Ka shumë pak kalori, rreth 21 kcal per 100 gram produkti, si dhe është në gjendje t’i ofrojë organizmit tonë një sasi të madhe te substancave të dobishme.
Vitamina: Në veçanti vitaminë C, vitaminë E, dhe acid folik (marrja e të cilit është veçanërisht e rëndësishme në gratë shtatzëna, sepse ajo nxit prodhimin e qelizave të reja).
Minerale: ka një përqendrim më të lartë të kaliumit, por edhe hekur e fosfor.
Fibra dietike, te dobishme për shëndetin e zorrëve dhe për të zvogëluar ndjenjën e urisë.