Intervistë me këngëtaren e njohur Artiola Toska, nga Alma Papamihali
Përshëndetje Artiola dhe faleminderit që pranuat ftesën time për të biseduar në këtë intervistë, për revistën “Femra Moderne”.
Çdo të thotë për ju muzikë popullore…dhe kur e kuptuat, që i përkisni tërësisht asaj…
Gjithashtu faleminderit edhe ty Alma. Para teje ndiej edhe emocion, pasi kemi kaluar shumë vite fëmijërie bashkë në Pallatin e Pionierëve në Tiranë, por pikërisht për këtë arsye jam edhe e lirshme, sepse njihemi.
Përsa i përket muzikës popullore…kam ndjesinë sikur kam lindur dhe jam rritur bashkë me të, sepse ajo më ka shoqëruar që në moshë fare të vogël, ndaj dhe jetën time e kam të pandarë prej saj…Unë rjedh nga një familje e vjetër puro Tironse dhe më është mësuar veshi me to shumë e vogël…ndersa 10 vjeçare kam kënduar në Pallatin e Pionierëve.
A keni ndonjë trashëgimi familjare për muzikën popullore tiranase…
Mendoj që nga mamaja ime, e cila ka kënduar dhe këndon shumë bukur…dhe ka një vesh muzikor absolut. Por gjithashtu edhe babai edhe motra këndojnë shumë bukur, edhe pse nuk kanë qënë profesionistë…
Po muzikën e lehtë, a mendon ta lëvrosh ne te ardhmen…
Ah, muzikën e lehtë e këndoj gjithashtu shpesh, po ashtu si edhe atë popullore. Edhe në ambjentet ku jam e ftuar, ajo është gjithashtu pjesë e repertorit tim…dhe mos u çudisni që shpesh kur e këndoj atë ndihem mjaft mire, më qetëson shpirtin, aq e lehtë më duket. Kam dhënë një recital në gjuhën angleze me muzikë të lehtë dhe u prit me shumë sukses nga publiku.
Nëse nuk do ishit këngëtare, ku mund ta imagjinonte tjetër veten Artiola…
Të them të drejtën Alma, ja kam bërë edhe vetes një pyetje të tillë dhe përgjigjia ka qënë vetëm në fushën e artit.
Bashkepunimet më mbresëlënëse, me cilin kompozitor…apo këngëtar kanë qënë?
Kam pasur shumë bashkëpunime me këngëtarë të njohur shqiptarë apo kompozitorë…megjithatë do përmendja një bashkëpunim mjaft mbresëlënës me këngëtarin grek Jorgo Dalara.
Ju jeni gjatë gjithë vitit në lëvizje të vazhdueshme, për shkak të turneve…duke i shpënë kështu bashkatdhetarve tanë, një pjesë Shqipëri atje ku ata jetojnë…Çfarë ndjesie apo ndryshimi ka publiku shqiptar jashtë, duke e krahasur me atë brënda vendit….
Është e vërtetë që unë dhe disa kolegë të mi, udhëtojmë shumë shpesh jashtë dhe shqiptarët që ndodhen larg vendit janë shumë të përmalluar dhe më presin mjaft mirë…megjithatë është e pamundur ta bëj ndarjen e publikut si brenda apo jashtë. Kudo më kanë pritur mjaft mirë…
Qyteti apo vendi që ju relakson dhe do ktheheshit me dëshirë…
Në Venecia do shkoja me dëshirë, ose në Itali në përgjithësi sepse preferoj antikitetin… Megjithatë kthimi në Tiranë më relakson.
Përveç muzikës (një prej dashurive tuaja), zemra e Artiolës i përket dikujt…
Zemra ime i përket djalit me emrin Adi, që është edhe bashkëshorti im…
Ç´është Dashuria për ty…
Dashuria për mua është gjithçka….është ndjenja më e bukur që ekziston, por është iniciatorja dhe celsi i sukseseve të mia të deritanishme. Është ajo që më jep shtysë për ide të bukura në lidhje me gjithçka të veçantë në profesionin tim.
Çfarë vlerëson tek femrat shqiptare…
Tek femra shqiptare vlerësoj besimin që kanë ato në vetvete…faktin që janë shumë familjare dhe kanë shpirtin e sakrifisës.
Ju jeni gjithmonë e freskët, por natyrale në bukurinë tuaj…Çmendim keni për operacionet plastike…Një këngëtare e njohur si ju do ta linte veten një ndërhyrje plastike, shndërruar sot në modë, apo preferoni të qendroni natyrale…
Përsa i përket operacioneve plastike apo ndërhyrjeve të lehta, sot në Shqipëri po aplikohen shumë. Nuk jam dakort sidomos me ato femra që i bëjnë të tilla gjëra në moshë fare të re, ndërkohë që kanë vetë freskinë e moshës. Megjithatë, gjithçka varet nga dëshira e secilit, por unë vetë nuk do ta bëja kurrë një gjë të tillë.
Çfarë nuk mungon asnjëherë në valixhen e Artiolës kur udhëton larg…
Qesh, sepse me kujtohen fjalët e Adit, i cili më thotë, që ti duhet të paguash doganë për gjithë këto gjëra që merr me vete. Gjithçka që i duhet një femre…
Fjala e përdorur më shpesh nga ti…
Faleminderit.
Ke një idhull në muzikë…qoftë shqiptar apo i huaj…
Idhull mbase s’do ta quaja, por preferenca kam shumë. Do përmendja Michael Bubble.
Një dëshirë që është stacioni tjetër juaji…
Ndihem mirë që kam shumë dëshira, edhe pse ajo primarja ka lidhje me jetën time private. Megjithatë çdokush dëshiron realizimin e dëshirave te veta…
Dhe së fundi një mesazh që do ti jepnit lexuesit… Mesazhi im për lexuesit do të ishte fare i thjeshtë dhe njerëzor. Fat, shëndet dhe mbarësi për të gjithë. Edhe për ty Alma.
Kur Artiola përgjigjet fare shkurt…
- Stina e preferuar – Pranvera
Pija e preferuar – Vera
Parfumi që përdor – Lady Million
Lulja – Zymbylat- Hobi – Leximi dhe udhëtimet