“National Geographic”: Lugina e Valbonës, një prej 9 mrekullive që duhet ta vizitoni

Lugina e Valbonës si një prej 9 vendeve më të mira në botë për turizmin e aventurës dhe kampingun, rekomandon e famshmja National Geographic.

Pas vendeve si, Moab te Utah, Niseko ne Japoni, El Chaltén te Argjentines, Ely ne Minnesota, Cairns ne Australi, Manali te Indise, Huaraz ne Peru, Hogsback ne Afrike te Jugut, vjen Valbona jone.

Shkrimi nis me një përshkrim të gjeografisë së vendshtrirjes së luginës, me pyjet e dendur, ujërat dhe ujëvarët e kaltër, lëndinat me gjelbërimin e tyre në stinën e verës dhe të zbardhura në dimër. Me pas artikulli përqendrohet te lartësia e maleve përreth. Ata përshkruhen si gjigantë e tepër të thepisur, që të japin mundësinë për aplikimin e sporteve të alpinizmit dhe aventurës në ngjitjen e tyre.

Revista National Geographic përmend se ky është një Park Kombëtarë dhe vlerësohet si i tillë me kujdesin që tregohet.

valbone5

Një turist aty mund të gjeje gjithçka, që nga natyra e virgjër, e ruajtur, peizazhin, mund të ushtroje sportet e ujit deri te aventurat alpine.

lugina-e-valbones4

Një vend të veçantë në shkrim zë mikëpritja gastronomia vendase. Në shkrim flitet per ushqimin, e vleresuar si tradicionale dhe se është bio dhe tepër e ushqyeshme.

lugina-e-valbones2

Duke qene se eshte radhitur ndër 10 destinacionet më të vlerësuara në botë për turizëm, eshte nje arsye me teper se pse ne duhet ta ruajtme Luginen e Valbonës. Gjithashtu duhet investojme për të ardhmen e natyrës shqiptare ne pergjithesi.

femra-moderne.com