Rrathet e zinj te syve janë një problem i zakonshëm kozmetik. Ne kemi shkruar disa here per kete shqetesim estetik, i cili eshte shume i perhapur.
Lodhja nuk është arsyeja e vetme qe krijon rrathet e zinj nën sytë tuaj. Mungesa e gjumit, dieta e varfër me ushqime të shëndetshme, orët e gjata përballë kompjuterit janëgjithashtu shkaktare te rratheve te zinj poshte syve. Ndonjehere as makijazhi nuk ju ben derman per t’i mbuluar. Atehere provoni kete maske me perberes natyral.
Ju nevojitet:
- 1 lugë çaji pure domatesh
- 1 lugë gjelle lëng limoni
- 1 lugë çaji shafran Indie
- ¼ lugë çaji miell
Perzieni të gjithë produktet e mësipërme në një enë qelqi duke krijuar një masë kremoze.
Rrathet e zinj të syve: si t’i trajtojmë
Pastroni fytyrën dhe aplikojeni përzierjen në pjesën e poshtme të syve, në zonën me ngjyrë të errët dhe lëreni të veprojë për 15 minuta. Hiqeni me delikatese me ane te nje pambuku te lagur. Pastaj shpelajeni mire te gjithe fytyren.
Përsëriteni këtë tre herë në javë.
Zhdukni rrathet e zinj poshte syve me piper dhe kafe
Lëngu i limonit mund të përdoret vetëm me produkte të tjera shtesë, si në rastin tonë me pure domatesh sepse ka nivel të lartë aciditeti që mund të ndikojë në lëkurën rreth syve duke e acaruar.