E pavetëdijshmja sipas Frojdit

E pavetëdijshmja per Frojdin do te thote gjithçka që njeriut dhe aparatit të tij psikik, kur aplikon mbi studimin për veten, i del e panjohur edhe pse ka depërtuar në thellësi të qenies.

Bëhet fjalë për një territor të fshehur dhe që duhet zbuluar. Psikikja është identifikuar për një kohë të gjatë, në shekuj, me vetëdijen. Frojdi ka nxjerrë në dritë ekzistencën e një bote të pavetë-dijshme që na përshkon, në lidhje me vetveten dhe objektet që na rrethojnë. Kjo botë jeton, e jetojmë, por në më të shumtën e herëve nuk e kuptojmë. Janë perceptimet ato që na depërtojnë nëpërmjet organeve të shqisave. Ndjesitë-perceptuese, pulsimet, tensionet endogjene gërshetohen dhe kryqëzohen nëpërmjet kujtesës, gjuhës. Këto lejojnë krahasimet, përballjet, njohjen e ngadaltë të vetvetes dhe të të tjerëve, duke na ndihmuar të dallojmë fantazinë nga realiteti.

Kanë qenë pikërisht ëndrrat dhe kërkimi rreth vetes, motoja e shpirtit, studimi i lapsusve që kanë lejuar thellimin. Proceset e vetëdijshme nuk janë asnjëherë plotësisht të mbyllura në vetvete, ka disa boshllëqe dhe këto dërgohen tek e pavetëdijshmja. Eshtë një botë që priremi ta refuzojmë sepse është e dhimbshme dhe tronditëse dhe nëse ndonjëra do që të dalë jashtë, e dëbojmë sërish në hapësira të largëta. Forcat e refuzuara dhe të papranuara kthehen dhe bëhen të pranishme me një verbëri ose paralizë histerike. Shumë mbrojnë teorinë që e pavetëdijshmja e përshkruar nga Frojdi përkon shumë me lëvizjen. Por nuk është kështu.

Frojdi dallon 3 cilësi të psikikës

  • botën e vetëdijshme
  • paravetëdijen: ku mund të harrosh, por edhe të kujtosh me një lehtësi relative
  • dhe pavetëdijshmërinë: ku bën pjesë edhe të lëvizurit që kërkon gjithmonë një punë të madhe sepse rilulëzon lirisht nga vetëdija

Pranë këtyre 3 cilësive Frojdi do të përshkruajë edhe 3 kërkesa: Es – Unin dhe MbiUnin.
Uni është aftësia për të bashkuar, arsyetuar, shndërruar energjinë e lirë në një energji të lidhur.
MbiUni është bashkimi i normave të ardhura nga prindërit dhe tradita e vendeve ku kemi lindur dhe jemi rritur. Ai përmban edhe të dhëna të përçuara gjenetikisht.
Es është pjesa e pavetëdijshme: vetë ana psikike dhe trupore. Ajo pohon që rrënjët e Unit janë tek Es, depërtojnë aty së bashku me disa aspekte të MbiUnit. Aty strehohet edhe ajo që është hequr.

Eshtë realizuar një revolucion analog me atë të nxjerrë nga Koperniku. Nuk jemi më qendra, por është bota rreth së cilës ne jemi subjekt. Ne vetëm mund të aplikojmë për ta njohur atë pak më mirë.

Përgatiti: Sonila Muça

femra-moderne.com