Eshte nje fat i madh te kesh nje moter te vogel. Nuk ka rendesi ne je vellai apo motra e madhe, keto arsye jane gjitheperfshirese per kedo. Ne do t’ju bindim se ne fund te fundit, motra e vogel eshte gjeja me e bukur qe mund t’i ndodhi nje njeriu. Jane me fat ata qe e kane!
#1. Eshte fansja juaj nr.1
Cfaredolloj gjeje qe te besh, ke gjithmone sigurine e mbeshtetjes se saj. Ajo eshte e gatshme te beje tifozllek per cdo projekt tendin.
#2. Te ben te jesh nje njeri me i mire
Nje moter e vogel ka nevoje per figure reference. Kjo eshte nje pergjegjesi qe disa e perceptojne gati automatikisht. Per kete arsye kerkon gjithmone te sillesh ne menyren me te mire te mundshme, qe t’i japesh asaj shembull te mire.
#3. Nuk ekzistojne distanca
Ne cdo vend qe te shkosh, sado qe te jene kilometrat qe ju ndajne, ajo do jete gjithmone prane teje, brenda mendjes dhe zemres tende. Dhe kur te ritakoheni, asgje s’do kete ndryshuar ne raportin tuaj.
#4. Te ben te ndihesh femije
Do jesh gjithmone i/e perditesuar me te rejat e fundit, sepse eshte e pamundur ta ndalosh motren e vogel te t’i tregoje. Nderkohe qe, duke luajtur me te, do te mbash gjithmone gjalle femijen qe ke brenda vetes.
#5. Eshte gjithmone perkrah teje
Per shume pak gjera mund te jesh i/e sigurte ne jete, por per prania e saj eshte nje nga gjerat per te cilat ke siguri te plote.
#6. Do jete gjithmone mikja juaj me e mire
Nuk ka konkurrente. Me te ke bere lojrat e para, ke krijuar nje lidhje te gjate qe ne femijeri, keni sesnin tuaj te humorizmit dhe shakate e perbashketa. Per keto do jete gjithmone mikja juaj me e mire.
#7. Te ndihmon te maturohesh
Te kesh nje moter me te vogel te detyron te marresh persiper pergjegjesi, sepse ta mbrosh ate, eshte edhe detyra juaj. Prandaj ndonjehere te duhet te besh rolin e prindit, qe nga ana tjeter te shtyn te maturohesh.
#8. Eshte e mencur
Pavaresisht moshes se re dhe eksperiences se paket, shpesh eshte ne gjendje te te ndihmoje me keshilla, te cilat e di qe jane te sinqerta dhe pa paragjykime.
#9. Edhe miqte tuaj e duan
Me siguri qe edhe miqte tuaj me te mire e njohin qe kur ajo ishte e vogel. Shpesh ajo ndihet nje moter e vogel edhe per ta. Nese edhe ata e duan, do te thote qe eshte nje moterz vertete speciale.
#10. Gjithmone do kete nevoje per ty
Te gjithe kemi nevoje te ndihemi speciale per dike. Nje moter e vogel gjithmone do kete nevoje per prezencen tone. Do kalosh neper shume marredhenie ne jeten tende, por per motren e vogel do jesh gjithmone pike referimi dhe ajo gjithmone do kete nevoje per prezencen tende.