Kjo është periudha e kungullit dhe koha me e mire per ta konsumuar. Duke pare neper internet per keshilla te ndryshme se si ta gatuajme, mesova se purene e kungullit mund ta ruajme ne ngrirje per te perdorur nje here tjeter. Prandaj, nese keni blere nje kungull te madh, piqeni te gjithe, bejeni pure dhe ate qe ju mbetet mund ta ruani ne ngrirje.
Disa arsye per te konsumuar kungujt
- Permbajne sasi të madhe të beta-karotenit. Luajnë rol të rëndësishëm kundër artritit, dhimbjeve muskulare, menstruacioneve të dhimbshme dhe gjendje të tjera që kërkojnë qetësues.
- Përmbajnë pak kalori. Në 200 gr kungull gjenden më pak se 50 kalori.
- Përmirëson shikimin. Përveç fibrave, kungulli është i pasur me magnez, potas, zink, hekur dhe luteinë, qe ajne elementë të nevojshëm për përmirësimin e shikimit, por edhe për forcimin e sistemit imunitar.
- Përmirëson pamjen e lëkurës. Kungulli përmban vitaminë A, C dhe E, të cilat ndihmojnë për të pasur një lëkurë të shëndetshme dhe të lëmuar. Jo vetem duke e ngrene, por edhe duke bere maska fytyre me pure kungulli.
- Parandalon disa semundje. Karotenoidet që gjenden te kungulli parandalojnë disa lloje kanceri dhe sëmundje kardiake.
Receta per supe krem kungulli
Perberesit:
- 2 qepe te grira
- nje kungull mesatar
- nje luge gjalpe
- nje luge xhenxhefil
- piper dhe kripe
- 3 gota leng pule
Pergatitja:
- Priteni kungullin pergjysme dhe pastrojeni nga farat (te cilat mund t’i piqni ne furre). Futeni kungullin ne furre qe te piqet per 40 minuta.
- Nderkohe, shkrini gjalpin ne nje tigan te thelle, shtoni qepen e grire dhe xhenxhefilin. Perziejini ne temperature mesatare derisa te zbutet qepa.
- Tani shtoni lengun e pules, piper dhe kripe. Lereni 10 minuta sa te marre vale.
- Nxirrni kungullin nga furra dhe me ndihmen e nje luge merrni tulin dhe shtypeni me nje pirun. Shtojeni tek lengu.
- Ne fund grijeni me ndihmen e nje blenderi qe te jete sa me kremoze.
- Kur masa te jete bere kremoze, shperndajeni ne tasa dhe zbukurojeni me fara kungulli te qeruara ose buke te thekur.