29 tetori do jete dita kur ndryshon ora. Do i kthehemi ores diellore: akrepat spostohen 60 minuta mbrapa. Po perse e bejme kete? Dhe cilat jane pasojat ekonomike dhe shendetesore. Ja c’thone ekspertet
Cdo vit pyesimi veten pse e bejme kete dhe cfare kuptimi ka, si per shendetin, edhe per ekonomine. Ora “verore”, eshte e perhapur ne te gjitha shtetet e Amerikes se Veriut dhe ne Europe, por jo ne pjesen me te madhe te Afrikes, Azise dhe disa shteteve te Amerikes se Jugut. Perdorimi i kesaj “ore” duket sikur varet nga niveli i industrializimit.
Kursen
Ora verore mundeson fitimin, nga marsi ne tetor, te nje ore drite natyrale dhe kesisoj te kursesh energji elektrike. “Por nuk merren parasysh efektet qe ky ndryshim i ores mund te shkaktoje ne shendetin tone. – thote prof. Rodolfo Costa, nga Universiteti i Padovas. – Ne nje auditim ne Parlamentin Europian na mars te ketij viti eshte prezantuar nje vlere te kostove vjetore per shendetin, qe vijne nga ndryshimi i ores: 1% e GDP-se se vendeve te kontinentit, barabarte me 131 miliarde euro. Praktikisht, keto vlera e zbehin shume fitimin qe mund te marrin nga kursimi i energjise elektrike” – perfundon prof. Costa.
Cilat jane pasojat per shendetin
Nje studim i rendesishem i kryer nga shkencetare suedeze ka zbuluar ekzistencen e rritjes se infarkteve te miokardit ne ditet direkt pas ndryshimit te ores verore ne pranvere. Pse ndosh kjo? Duke spostuar perpara ne menyre artificiale akrepat e ores sone sociale, ne veprojme “kunder” ores sone te brendshme, e cila sinkronizohet cdo dite me ritmin e mengjeseve dhe perendimeve dhe qe e ben organizmin tone te funksionoje me mire. Ky “mini jet-lag” kronik na ben te kemi deficit gjumi gjate diteve te javes kur jemi ne pune. Dihet qe crregullimet kronike te ritmit normal gjume-zgjim, rrisin rrezikun per te zhvilluar semundje kardio-qarkulluese, diabet dhe patologji te tjera metabolike, madje edhe onkologjike, sic jane tumori i gjirit.
Sa kohe i duhet organizmit qe te pershtatet me ritmet e reja
Zakonisht, nuk pershtatemi asnjehere plotesisht: eshte sikur per 7 muaj te jetosh ne Tirane duke pretenduar se po adaptohesh me oren lokale te Stambollit.Biologjikisht nuk do pershtatemi asnjehere me oren turke, sepse si te gjitha qeniet njerezore, jemi te sinkronizuar me alternimet dite-nate (pra te drites natyrale). Ata qe e vuajne me teper jane personat “buf”, domethene ara qe genetikisht jane te predispozuar te ejtojne naten dhe te zgjohen vone ne mengjes. Kjo pjese e popullsise perben 60 % te popullates europiane dhe qe gjate gjithe veres kane deficit gjumi.