7 fundet qe nuk do dalin asnjehere nga moda

E keni pyetur ndonjehere veten se cilat jane fundet qe do jene gjithmone ne mode? Stylosophy ka zbuluar se jane disa lloje fundesh qe nuk do t’i ike ndonjehere koha.

fundet

Ka disa veshje qe te gjitha ne duhet te kemi ne garderoben tone dhe mes tyre jane disa lloje dhe tipe fundesh. Te shkurtra apo te gjat? Nje ngjyreshe apo te stampuara? Prej xhinsi apo pelhure? Me bel te larte apo te ulet? T’i besh vetes gjithe keto pyetje eshte mese normale, mbi te gjitha kur ke deshire te ndjekesh moden e fundit dhe tendencat e reja. Prandaj eshte mire te dish qe, pavaresisht te gjithave, disa propozime mund t’i veshesh gjithmone, pa u shfaqur demode. Le te shohim se bashku cilat jane 7 modelet e fundeve qe nuk do ikin asnjehere nga moda.

Fundi i gjere

fundet1

Si fillim, ne garderoben tuaj s’duhet te mungoje nje fund i gjere, apo sic thuhet ndryshe, rrumbullak. Eshte i thjeshte per t’u kombinuar dhe eshte shume trendi. Me kete fund mund te realizosh look elegante, te lehte dhe te pershtatshem per raste te ndryshme, mes tyre edhe ceremoni. Kerkoni nje fund qe t’i pershtatet mire rrobave qe keni, per shembull me kemishen tuaj te preferuar.

Fund lekure

fundet2

Nese akoma nuk e keni nje fund lekure, mbase ka ardhur momenti ta besh kete hap. Zgjidhni nje fund lekure qe i pershtatet siluetes tuaj. Nuk eshte e domosdoshme te jete i zi, edhe pse kjo eshte ngjyra me e preferuar per kete lloj veshje.

Fundi xhins

fundet3

Mbase nuk e dinit, por fundi xhins eshte nje veshje e perhershme, qe nuk i kalon kurre moda. Preferoni prerjet e thjeshta, mbase me bel te larte, njengjyreshe dhe jo “me shpelarje”.

Fundi i gjate

fundet4

Fundi i gjate eshte nje must have, qe duhet ta keni patjeter. Gjate veres eshte gjithmone aktual, prandaj zgjidhni dicka qe te jete i pershtatshem per kete stine. Preferoni nje cope me stampime dhe fantazi, per t’i dhene pak levizje pamjes.

Fundet plissé

fundet5

Ndonjehere eshte jashte mase ne mode, ndonjehere jo dhe aq. Po flasim per fundin plissé, domethene fundi me pala te holla, i cili gjithmone eshte vleresuar. Po te shohesh edhe ne te kaluaren ka qene shume e preferuar, mbi te gjitha ne variantin longuette,  me llastik ne bel, i gjate. Gjithmone i vleresuar.

Fundi longuette

fundet6

Kur vjen puna tek gjatesia e fundit, preferoni ato me gjatesi mesatare ne vend te atyre qe jane te shkurtra. Nese vertete duhet te kesh nje fund, le te jete longuette dhe jo shume i shkurter. Shkon gjithmone, rri mire ne trup, i pershtatet cdo rasti dhe cdo moshe.

Pencil skirt

fundet77

Dhe ne fund, nuk mund te mungonte ajo, me klasikja e te gjithave, por edhe me sensualja. Behet fjale per fundin laps, e quajtur pencil skirt, te cilin mund ta kombinoni ne shume menyra dhe per shume raste. Fundi i zi eshte sigurisht nje passe-partout, te cilin duhet ta keni patjeter ne garderoben tuaj, si ne variantin verore edhe ate dimeror.

femra-moderne.com