Si të përdorim penelin

Ja disa këshilla për ta aplikuar sa me lehtë penelin e syrit.

Vizatimi i një vije të gjatë që zgjat syrin dhe i jep thellësi vështrimit është mjaft i rëndësishëm në makjiazh.

Një vijë e përcaktuar dhe e plotë, e hollë ose e trashë që bëhet me penel, përdoret për të zgjatur formën e syrit dhe, më shumë se çdo gjë tjetër tenton t’i japë syrit një pamje disi orientale. Por është paksa i vështirë për t’u përdorur, sepse kërkon një dorë të sakte, pasi është e vështirë për ta fshirë pas vënies. Nëse ndodh, duhet që ta hiqni patjetër makiazhin, para se të bëni një tjetër. E veçanta tjetër e penelit është se tenton të ngurtësojë shikimin. Prandaj këshillohet të përdoret vetëm në skaj të qëpallës së sipërme duke evituar atë poshtë.

Aplikimi me 4 veprime

Baza. Për të dalë  mirë, peneli aplikohet pas lapsit të zi (nëse është parashikuar me truk) ose pasi kemi vënë përgjatë skajit të qepallës të sipërme një shtresë të hollë pudre. Lapsi dhe pudra shërbejnë për ta vendosur penelin aty ku duam dhe për te rritur uniformitetin.

Lëkura e tendosur. Në këtë pikë tendoset lëkura e qepallës, duke mbeshtetur një gisht përbri qoshes së jashtme të syrit dhe duke e tërhequr nga jashtë. Ne këtë mënyrë aplikimi i penelit bëhet i lehtë. Ne fakt lëkura e hollë e qepallës kur tërhiqet bëhet e lëmuar dhe pa pala.

Vija. Mbështetet maja e penelit pranë rrënjëve të qerpikëve në cepin e brendshëm të syrit dhe tërhiqet një vijë deri tek qerpikët e fundit të skajit të jashtëm.

Bishti. Kur arrihet në skajin e jashtëm të syrit, aplikimi mbyllet me vijëzimin e “bishtit”, një vijë 3-4 milimetra e gjatë që ngrihet drejt syrit.

Vijë e hollë dhe e trashë

Truku me penel konsiderohet i vështire. Duhet të keni parasysh disa gjëra kur vendosni ta përdorni; trashësia e këshilluar për një truk me penel, e përshtatshme për të gjithë është 1-2 milimetra.

Vija pak më e trashë ka disa vështirësi dhe kërkon saktësi. Mbi të gjitha, vija e trashë e penelit është më e vështira për t’u bërë sepse kërkon dorë të stërvitur dhe të saktë, ngaqë duken gabimet.

Vija shumë e trashë favorizion vetëm atë që ka sy të mëdhenj dhe një vetull shumë të harkuar dhe të lartë. Prandaj nuk është e këshillueshme kur sytë janë afër dhe të vegjël, dhe nëse distanca ndërmjet syrit dhe kapakut të sipërm është e vogël.

Gjëra të vogla

  • Duket e vështirë ndjekja e një vijë të saktë dhe të rregullt? Pasi keni vënë bazën (që mund të jëtë lapsi ose pudra) është e mundur që përgjatë qepallës së sipërme të bëhen pika të vogla, që mund të bashkohen me një vijë të vazhdueshme.
  • Mund të ndodhë, që kur bën ftohtë, peneli nuk mund të rezistojë i pandryshuar për tërë ditën, dhe fillon të ndahet. Në këto raste, pas bazës përcaktohet zona me një vijë lapsi sysh me të njëjtën ngjyrë, dhe më pas vihet peneli. Në këtë mënyrë krijohet një “shtrat” i butë dhe elastik mbi të cilin peneli rezulton më i rezistueshëm.

 Cilat ngjyra të zgjidhni

Pranë ngjyrave te erreta dhe të zeza, gështenjë e butë, dhe blu e errët, në stinë të ndryshme peneli është i disponueshëm edhe në ngjyra të ndezura dhe të ngrohta si portokallia, e kaltra dhe argjendi. Nuk ekzistojnë kritere të përcaktuara në lidhje me kombinimet ndërmjet ngjyrës së penelit me atë të rimelit ose të lapsit. Duke afruar tonin me ton, si p.sh. peneli blu me rimelin dhe lapsin e të njëjtit tonalitet, janë normale.

Dukshëm dhe uniforme

Penelet e rinj janë krijuar nga substanca të veçanta që bëjnë të mundur krijmin e një vije pa të meta dhe që reziston për disa orë.

femra-moderne.com