Kepucet janë një fiksim për shumë gra. Po te kishin mundesi, me siguri qe njeren dhome do ta quanin “dhoma e kepuceve”, e cila do ishte e mbushur me te gjitha llojet e kepuceve qe do blinin.
Por meqe nuk keni aq shume hapesire (dhe para) sa per te realizuar kete enderr cmendurisht te bukur, dhe per te ndjekur cdo tendence te re qe vjen, atehere le te fokusohemi tek ato pak pale qe duhet te kemi ne dollapin tone te kepuceve.
Per ta bere me te lehte kombinimin tuaj per cdo dite dhe per raste te ndryshme, Popsugar ka listuar 11 kepucet qe te gjitha duhet te kemi. Nese i keni keto kepuce ne dollap, asnjehere nuk do te thoni “S’kam me cfare ta kombinoj kete veshje”. Sepse gjithmone do keni cfare te vishni. A ka me mire se kaq?!
Kepuce balerina te sheshta
Kepucet e sheshta jane nje zgjidhje e shpejte per t’u ndjere e rafinuar dhe e veshur ne rregull kur ju duhet te dilni nga shtepia. Jane po aq femerore sa edhe casual, qe do te thote se mund t’i veshim me funde, fustane, pantallona…
Kepuce-atlete
Atlete nuk mund t’i quajme, kepuce jo, atehere i therrasim kepuce-atlete: per keto ja vlen te investosh. Shkojne shume mire me xhinset.
Cizme te shkurtra deri tek kyçi i këmbes
Kjo lloj cizmeje eshte shume e preferuar nga grate e famshme. Ngjyra neutrale dhe taka e rehatshme do ju mundeson ta mbathni gjate gjithe vitit. Per me shume ide per keto lloj cizmesh, klikoni ketu.
Sandale me platforme
Kur vjen pranvera dhe vera, kthehemi tek sandalet. Ato me platforme jane te kollajshme dhe kombinohen mire me fustane festive, por edhe me veshje casual, pantallona te shkurtra dhe xhinse.
Takat klasike
Keto lloj kepucesh nuk do ju lene asnjehere ne balte. Ne zyre, ne ceremoni, ne mbremje, darka… keto kepuce chic jane per te plotesuar me stil cdo veshje.
Sandale per perdita
S’ka si rehatia, mbi te gjitha gjate veres qe eshte vape. Preferoni nje pale sandale te thjeshta, te cilat mund t’i kombinoni lehtesisht me cdo lloj veshje.
Taka te vecanta
Cdo vajze duhet te kete nje pale kepuce me taka seriozisht sexy ne arsenalin e saj. Ngjyra vibruese dhe te vecanta, printim i vecante, apo nje detaj qe terheq vemendjen, keto kepuce do jene te parat qe do zgjidhni per t’i kombinuar si me xhinse, edhe me fustane mbremje, per t’u ndjere menjehere sexy.
Cizme te sheshta
Per vjeshte, dimer, shi, bresher, bore… nje pale cizme te gjata dhe te sheshta do jene arma juaj mbrojtese. Jane po aq chic sa edhe praktike.
Taka nude
Takat nude, apo ndryshe ne ngjyren e lekures, jane mahnitese per te kompletuar look-un e nje mbremje, gjithashtu edhe te dites. Jane te pershtatshme per cdo kohe dhe sezon, shkojne me cdo gje dhe ka nje efekt te dyfishte: ju ben te dukeni me te gjata dhe te holla.
Kepuce Oxfords / Mokasine
Keto lloj kepucesh jane kthyer ne nje shtylle te forte ne garderoben tone. Kane kaq shume emra me te cilat i identifikojne sa qe s’dime ke te perdorim: Oxfords, mokasine, franceze… Mendojini keto kepuce si per t’u veshur ne zyre, edhe per t’u veshur jashte zyre. Jane nje alternative per te zevendesuar atletet ne nje veshje preppy-cool.
Atletet
Te kesh nje pale atlete te mira nuk eshte nje investim vetem per palester apo shetitjet e pasdites. Gjate viteve te fundit moda ka patur një revolucion sportiv persa i perket kepuceve: fashion blogger dhe stilistet po i kombinojne veshjet e tyre gjithnje e me shume me atlete. Klikoni ketu dhe ketu per te mesuar me shume ide kombinimesh.