Cdo grua është e rrezikuar nga kanceri i gjirit. Ndaj çdo shenjë që paralajmëron këtë sëmundje të rëndë nuk duhet neglizhuar. Ketu shpjegohet se çfarë ndryshimesh në gji duhet të tërheqin vëmendjen. Gjithashtu ky shkrim shpjegon edhe diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjes.
Shenjat
Një grua duhet të shkojë menjëherë tek mjeku, nëse vë re shenja jo normale si:
- Zmadhim apo forcim të gjirit, që nuk është normale për të. Zakonisht, shumë gra para periodave kanë gjoks të fortë dhe të dhimbshëm, por kjo është një gjë normale.
- Gjëndra apo kokrra në gji ose nën sqetull.
- Skuqje, mahisje, enjtje në gjinj apo rreth tyre.
- Rrudhosje apo gropëzim të lëkurës së gjirit.
- Njeri gji është më i ulët se tjetri në mënyrë të pazakontë.
- Tërheqje nga brenda e thithave të gjirit ose rrjedhje lëngu apo gjaku prej tyre.
- Dhe çdo gjë tjetër që nuk i duket normale.
Por, jo të gjitha gjëndrat që mund të dalin në gji janë kancer. Megjithatë, pa frikë apo ankth, gruaja duhet drejtuar sa më shpejt tek mjeku, nëse vë re ndonjë ndryshim jo normal tek gjinjtë. Vetëm mjeku mund të bëjë dallimin.
Vetëkontrolli
Çdo grua duhet të përpiqet ta bëjë zakon bërjen e vetëkontrollit të gjirit një herë në muaj. Klikoni ketu per te mesuar se si te beni nje vetekontroll te gjirit.
Mamografia
Mamografia e kap kancerin e gjirit shumë herët, atëherë kur ndryshimet nuk mund të shihen me sy apo të preken me dorë. Rekomandohet që të gjitha gratë nga mosha 35-40 vjeç e lart, duhet të bëjnë mamografinë çdo 1-3 vjet.
Eko e gjirit
Eko e gjirit është një lloj tjetër kontrolli i gjirit, që kryet nga mjeku radiolog/onkolog. EKO e gjirit zakonisht rekomandohet për femrat e moshës 20 deri 40 vjeç, por mund të bëhet kur mjeku e rekomandon këtë.
Ekzaminimi klinik
Një vizitë tek mjeku apo një ekzaminim klinik i gjirit është një vizitë e thjeshtë e gjinjve nga personeli mjekësor i trajnuar.
Telefononi ne numrin 04 2375406 per te lene nje takim me mjekun specialist prane Spitalit AMAVITA, ne adresen Rruga Budi 75/3 Tirane.