Cfare eshte mamografia

Mamografia është një lloj radiografie e gjirit, gjatë të cilës gjiri vendoset midis dy pjatave plastike. Mamografia e kap kancerin e gjirit shumë herët, atëherë kur ndryshimet nuk mund të shihen me sy apo të preken me dorë.

Mamografia mund ta dallojë kancerin e gjirit rreth dy vjet para shfaqjes së shenjave, kur ka akoma shanse për t’u trajtuar me sukses. Gati gjysma e kancereve të gjirit, që arrijnë të kapen nga mamografia, janë akoma të vegjël dhe mund të trajtohen lehtë (pa hequr gjithë gjirin, pa lënë shenjë e mbi të gjitha pa rrezikuar jetën).

Përgatitjet për mamografi

  • Nuk duhet të përdoren deodorante, pudër ose lyerje me ndonjë solucion tjetër trupor ditën që gruaja shkon për të bërë mamografinë, sepse kjo ndikon në rezultatin e saj.
  • Gruaja duhet të zhvishet nga mesi e lart, kështu që është mirë të veshë rroba të veçuara, bluza me fund ose pantallona.
  • Disa gra mund të ndiejnë një shtypje apo dhimbje të lehtë të gjinjve gjatë mamografisë. Për pjesën më të madhe kjo është e durueshme. Disa prej tyre pijnë kokrra që përdoren për dhimbje koke, një orë përpara mamografisë, e cila lehtëson dhimbjen.
  • Një mënyrë tjetër për ta zgjidhur këtë, është të mos shkojë për të bërë mamografinë një javë para ose gjatë periodave, pasi në këtë periudhë gjinjtë janë të tendosur dhe të dhimbshëm. Duhet planifikuar një periudhë tjetër për të bërë mamografinë.

Mosha e rekomanduar

  • Megjithatë, mamografia rekomandohet të bëhet një herë në 1-3 vjet, sidomos për moshat mbi 40 vjeç e lart. Kanceri i gjirit mund të shfaqet në çdo kohë, madje edhe nga një mamografi tek tjetra. Kështu që mamografia duhet bërë rregullisht.
  • Bazuar në rezultatet e mamografisë së parë, mund të përsëritet, nëse mjeku e kërkon këtë. Mamografia nuk duhet bërë vetëm një herë në jetë, por në mënyrë të vazhdueshme çdo 1-3 vjet dhe për gjatë gjithë jetës!
  • Rekomandohet që të gjitha gratë nga mosha 35-40 vjeç e lart, duhet të bëjnë mamografinë çdo 1-3 vjet.
  • Rreziqet për kancer të gjirit rriten me rritjen e moshës. Megjithatë, pavarësisht nga mosha, nëse një grua ka ndonjë shqetësim në gji, duhet të paraqitet menjëherë tek mjeku. Mjeku është ai që sqaron se çfarë duhet të bëjë gruaja dhe sa herë duhet të bëjë mamografinë.
  • Mamografia mund të bëhet në çdo kohë, por është mirë që femrat në moshën riprodhuese ta kryejnë mamografinë në fund të periodave. Në periudhën e menopauzës kryhet në çdo moment.

Telefononi ne numrin 04 2375406 per te lene nje takim me mjekun specialist prane Spitalit AMAVITA,  ne adresen Rruga Budi 75/3 Tirane.

femra-moderne.com

spitali-amavita-logooo