Si ndihet nje grua shtatzene? Aurela Gace e tregon me se miri…

Kengetarja Aurela Gace e lumtur pa mase qe eshte shtatzene perseri dhe do t’i dhuroje vajzes se saj nje moter te vogel. Cdo grua shtatzene do ta gjeje veten ne fjalet e artistes tone te madhe… 

Djale a vajze? Kjo eshte ceshtja

#32 jave# Ajo zemra e vogel qe ne javet e para i degjojme vetem rrahjet, vjen e rritet e formohet ne menyren me te bukur e me te mahnitshme te mundshme bashke me te gjitha organet e tjera, me gjymtyret e vogla qe levizin e lumturojne nenen ne cdo moment qe i ndjen … Zot , kjo eshte ndjesia me e bukur e lutem per cdo grua e cdo cift te kete mundesine e te qenurit prind.

Cdo jete qe vjen ne jete, eshte mrekulli. Nuk i kuptoj dot ata njerez qe duan edhe perzgjedhje ne gjini, ata qe me pyesin se cfare pres e thartojne turinjte kur marrin vesh qe brenda meje rritet nje vajze. A thua do ta rrisin ata?? A thua do ta kene ata “barren” per ta edukuar sic duhet qe te perballoje jeten.

Une vajze Linda e nuk me ka penguar asgje te beja realitet gjithcka doja per veten time. Mund ta kisha me te lehte ne nje shoqeri si e jona nese do te isha djale?? S’e besoj. Shume mundesi do te kishte te beja karriere si “I forti i lagjes “? Ose mundet perseri ne skene te beja dicka ….por Zoti nuk ben gabime.. dhe Ai zgjodhi te isha keshtu. Mund te jesh djale e t’i sjellesh probleme familjes e po ashtu te jesh vajze e te behesh Krahu me i forte i familjes tende. Ose anasjelltas.

Cdo jete qe vjen ne jete eshte MREKULLI. ESHTE BEKIM. ESHTE PASURI.

Kur mendoj sa cifte ka qe nuk arrijne dot t’i gezohen lajmit me te rendesishem ne jete se nje zemer e vogel ka nisur te rrahe, Kur mendoj se sa vajza e enderrojne momentin kur trupi i tyre te shnderrohet ne shtepine e nje embrioni, aty ku do te marre forme, ku do te zhvillohet dita dites, aty ku merr gjakun, frymen, ushqimin nga ajo qe do ta therrase Mami….atehere them Zot faleminderit per kete mundesi.
Secili punon e ka nje profesion. Mund te arrish shume ne jete. Mund te kesh kaq shume suksese…..por asgje asgje nuk mund te krahasohet me kete Ndjesi.
Une do ta perserisja prape e prape gjithcka, edhe pse ka raste mezi eci, edhe pse vjen nje moment e ti nuk fle dot, edhe pse Gishtat e tu marrin formen e salciceve, kemba nga 36 shkon nr 38 dhe dhimbjet s’te ndahen….edhe pse fytyra jote fillon t’i perngjaje panines…., edhe kur mjeku te urdheron te qendrosh ne shtrat per muaj…”

Dhe s’ka se si te mos e mbeshtesim mendimin e saj. Te jesh nene eshte ndjesia me e bukur ne bote per cdo grua.

https://www.instagram.com/p/BL8EuZWgc1k/?taken-by=aurelagaceofficial

 

femra-moderne.com