Nje ushqim i thjeshte dhe i paster, supa me karota dhe portokall eshte zgjedhja e duhur per keto dite te ftohta.
Receta 1: Supe kremoze me karota dhe portokall
Perberesit:
- 2 luge gjelle gjalpe
- 1 filxhan qepe e grire
- 700 gr karota, te qeruara dhe te prera holle
- 5 filxhane me leng mishi ose leng perimesh
- 1 filxhan salce kosi e embel (ose pana)
- lekura e 1 portokalli
- 1 filxhan leng portokalli i fresket
- kripe e piper
Menyra e pergatitjes:
- Shkrini gjalpin ne nxehtesi mesatare ne nje tenxhere te thelle. Shtoni qeper dhe kripe.
- Perziejini derisa qepet te zbuten, jo te skuqen, rreth 4-5 minuta.
- Shtoni karotat dhe gatuajini per 10 minuta. Me pas shtoni lengun e mishit ose perimeve dhe ngrini zjarrin.
- Pasi te marre vale, ulni perseri nxehtesine e zjarrit ne mesatare. Vazhdoni gatuajini ngadale karotat derisa te zbuten, rreth 30 minuta.
- Ne nje tas te vecante, perzieni me nje rrahese elektrike salcen e kosit me pak nga lengu i nxehte dhe shtojani supes.
- Shtoni lekuren e portokallit dhe lengun e portokallit ne supe dhe perziejeni mire qe te bashkohen.
- Grijeni supen ne grirese derisa te perfitoni nje mase kremoze.
- Perfundoni me pak kripe dhe piper per shije dhe sherbejeni.
Lexoni me poshte per nje menyre tjeter per te gatuar kete recete.
Receta 2: Supe me karota dhe portokall
Perberesit per 2 persona:
- 250 gr karrota
- 1/2 gote me leng portokalli
- 1 qepe e vogel
- nje luge rigon
- kripe, piper i zi
- 4 gota uji
- 1 luge gjelle vegete
- 1/2 filxhan kafeje vaj ulliri
- nje luge miell
- pana
- majdanoz
Menyra e pergatitjes:
- Pritini karrotat ne kubike te vegjel dhe qepen imet.
- Vendosini karrotat te skuqen se bashku me vajin e ullirir, me pas shtoni edhe qepet.
- Pasi te jene zbutur, shtoni miellin, ujin dhe lengun e portokallit. Shtoni edhe vegeten, kripen, rigonin e piperin. Perzijeni mire dhe lerini te zihen.
- Kaloni supen ne mikser, shtoni 1 luge pana dhe jepni dhe nje vale.
Zbukurojeni sipas deshires me pak pana siper ose me gjethe majdanozi.
Tani na tregoni me komentet tuaja, se cila menyre ju pelqeu me shume. Per ne shume receta, klikoni ketu.