Aerobia: sulmi më i mirë kundër mbipeshës 

Mendje e shëndoshë në trup të shëndetshëm: Romakët e lashtë e kanë formuluar këtë shprehje dhe sporti ekziston, nëse mund të thuhet kështu, që në momentin që ekzistonte njerëzimi. Me kalimin e kohës njeriu ka shpikur mënyra të reja praktikimi. 

Ushtrimi aerobik u bë i fmshëm falë doktor Knneth C. Cooper, mjek i NASA. Në vitet 1950 – ‘60 ai vuri re duke studiuar astronautët, se këta të fundit para se të niseshin në mision ishin në maksimumin e formës fizike të tyre. Por në momentin që ktheheshin në Tokë ata shfaqnin defiçit muskular dhe organe të njëjta me ato të sendentarëve. Kjo nga mungesa e gravitetit. Kështu që formuloi një studim të bërë mbi qindra persona, një formë primitive të aerobisë: jogging.

Jogging

  • Ky konsistonte në një vrapim të lehtë, të përshtatshëm për të vënë në funksion, duke e oksigjenuar, zemrën dhe aparatin e qarkullimit. Por jogging ishte i mërzitshëm dhe shumë shpejt u braktis. Kështu vetë Cooper mendoi se mund të arrihej i njëjti rezultat duke bërë ushtrimet në vend me ritme të ndjeshme.
  • Ai e quajti këtë disiplinë, mënyra më e mirë e përdorimit të oksigjenit nëpërmjet ushtrimeve që rrisin kapacitetin e trupit, të lëvizin ajrin brenda dhe jashtë mushkërive në leverdi të qarkullimit të gjakut. Ndërsa jogging vinte në lëvizje vetëm muskujt e poshtëm të trupit, me aerobi kjo u zgjerua më shumë, duke përfshirë muskulaturën e krahëve dhe të bustit, por në mënyrë më të kompletuar gjithë organizmin.

Testi i Cooper: të vlerësosh efikasitetin aerobik të organizmit

  • Falë studimeve dhe publikimeve të tij në gjithë botën dhe në gjuhë të ndryshme dhe duke vënë në punë disa teste të vlerësimit të stardatizuara dhe të aplikuara në 5 milionë fëmijë që frekuentojnë shkollat publike (një nga më të rëndesishmit “test i Cooperit per të parë eficencën aerobike të organizmit”) doktor Cooper arriti të motivonte personat ne këtë parktike të ushtrimit fizik në mënyrë masive, duke sensibilizuar lexuesit për nevojshmërinë e praktikës sportive si një parandalim i problemeve kardiovaskulare.
  • Në vitet ‘70 aerobia u lidh ngushtë dhe me muzikën duke trasformuar ushtrimet e përsëritura ne mënyrë argëtuese. Muzika është e aftë të japi atë energji që të bën të kalosh ato vështirësitë të lëvizjeve të rënda, duke i bërë më të thjeshta për t’u ndjekur dhe për t’u ekzekutuar falë ritmit të duhur.
  • Falë këtij cifti fituesish – ushtrim fizik dhe muzikë – gjimnastika aerobike u bë forma më e njohur e aktivitetit fizik në Amerikën e Veriut.
    Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës lindi një mani e vërtetë e shtyrë edhe nga një aktore e famshme, Jane Fonda, që e bëri aerobinë një stil jetese, por dhe një biznes të mirëfilltë. Një numër i caktuar palestrash ku mund të praktikohej gjimnastika aerobike, u hapën në të gjithë territorin e Shteteve te Bashkuara të Amerikës.

Aerobia ka prejardhjen nga dy fjalë greke: trajton, domethënë, nje aktivitet fizik i cili për t’u kryer duhet të shfrytëzohet oksigjeni e ajri.

Aerobika dhe hapi

  • Eֻshtë një lëvizje teknike që nënkupton lëvizje me intensitet të lartë dhe të ulët dhe një integrim perfekt me muzikën. Rutina e aerobisë duhet të tregojë jo vetëm një rezistencë të mire, por dhe një lëvizje të vazhdueshme, fleksibiliteti dhe force – elementë të vështirësisë të ekzekutuara më së miri duke përdorur 7 hapa bazë të aerobikës si marshi, hedhjet, skip, joe, jumping, jack dhe kimee lift.
  • Këto kanë si qëllim të zhvillojnë rezistencën kardiovaskulare dhe koordinimin motor, duke përmirësuar gjithashtu dhe formën fizike. Duke përdorur pastaj dhe pajisjet e nevojshme kompletohet ushtrimi dhe arrihen rezultate të përmirësuara.

femra-moderne.com