Sauna është një lloj banje me avull që forcon fizikun dhe qetëson mendjen.
Zakoni i saunës është shumë i lashtë, daton që 2 mijë vjet më përpara, që nga koha e kasolleve azteke dhe fiseve lëkurëkuq. Më pas, kjo traditë gjeti shumë përkrahje tek popujt e vendeve nordike, veçanërisht në Finlandë, ku me kalimin e kohës sauna është shndërruar në një simbolikë të vërtetë të këtij kombi.
Origjina e saunës dhe përhapja është e lidhur ngushtësisht me nevojën për të përballuar klimën e ashpër dhe të ftohtë skandinave, klimë që në dimër kap temperatura rekord prej minus 20 gradësh.
- Në antikitet, për fshatarët finlandezë, sauna kishte një kuptim shumë simbolik: më shumë se sa një rit për mirëmbajtjen e higjenës, konsiderohej një vend i shenjtë dhe qetësues shpirtëror, qendra përreth së cilës organizohej jeta shtëpiake, ku niste dhe fillonte jeta. Uji i ngrohtë, gjithmonë i gatshëm, ishte ideal për të ndihmuar femrat gjatë lindjeve ashtu si për të përgatitur rrobat përpara një funerali. Për më tepër që klima e thatë, iu lejonte njerëzve të thanin mishin e drerëve dhe salsiçet.
- Sot, në Finlandën moderne dhe super-tekonolgjike, sauna mbetet gjithësesi një zakon i përditshëm dhe i parezistueshëm, që ka mbajtur në shekuj të paprekur magjinë dhe ritualin e saunës.
- Të qëndruarit nudo në një ambjent 100 gradë, deri në kufirin e rezistencës dhe më pas të rrotullohen menjëherë në dëborë, për t’u zhytur në një gropë me ujë të hapur mbi akullin e liqenit, për finlandezët është një ritual i shëndetshëm dhe i përditshëm. Disa, janë me idenë se ky ritual është si një proces rilindjeje, dhe e lidhin këtë rit për të kaluar nga i ngrohti në të ftohtë, me mundësinë për të zgjatur jetën dhe përmirësuar shëndetin.
Nje studim i raportuar ne JAMA Internal Medicine ka treguar se, te besh sauna rregullisht mund te ndihmoje ne shendetin e zemres dhe ne zgjatjen e jetes. “Efektet e saunes per shendetin kardiovaskular njihen prej kohesh. Sauna ul presionin e gjakut dhe efektet e saj jane te mira per vazat e gjakut” thote Dr. Thomas Lee, kardiolog.
Si është ndërtuar një sauna
- Saunat tradicionale janë të ndërtuara brenda një ambjenti të mbyllur (një lloj shtëpize) me përmasa të ndryshme, e veshur e gjitha me dru të ashpër si plep ose bredh (materiale që përballojnë nxehtësinë). Dera, që zakonisht është prej druri ka një dritare të vogël, në mënyrë që të krijoni një kontakt me ambjentin e jashtëm.
- Në brendësi, mund të uleni ose të shtriheni mbi stolat prej druri, të vendosura në lartësi të ndryshme, të cilat lidhen me temperatura të ndryshme, pasi ajri i ngrohtë ka tendencë të ngjitet në lartësi. Një detaj i rëndësishëm është soba elektrike që ngroh ambjentin. Temperatura vendoset deri në 100 gradë, duke rritur temperaturën e organizmit dhe provokon djersitjen. Mungesa e lagështirës, i jep mundësinë trupit që të përballojë nxehtësinë e lartë.
- Mbi sobë, vendosen gurë vullkanikë që digjen dhe depozitojnë nxehtësinë, pastaj në kontakt me ujin përhapin avullin me ngadalë nëpër ambjent.
- Një aksesor tjetër në sauna është edhe një kovë me ujë, e cila do të hidhet mbi gurët e nxehtë, me një sasi të përcaktuar dhe termometër për të mbajtur nën kontroll temperaturën dhe orën, që tregon mbarimin e kohës së përshtatshme për të qëndruar brenda në sauna.
- Në sauna hyhet mbi të gjitha për t’u çlodhur mendërisht dhe fizikisht.