Nje fundjave ne Drilon

Drilon është një nga mrekullitë që natyra ka krijuar buzë liqenit të Pogradecit. Ai ndodhet 5 km në lindje të këtij qyteti, shume pranë fshatit turistik të Tushemishtit.

Rrugicat, urat prej druri, mjelmat, rosat, dhe pellumbat plotesojne me se miri kete skene perrallore. Feshferitjet e degeve te pemeve, cicerimat e zogjve, uji i paster qe leviz ngadale drejt liqenit, varkat qe duket sikur bejne gare me mjelmat dhe rosat, zerat e gezuara te femijeve qe vrapojne dhe luajne ne kete qilim te gjelber, e bejne Drilonin nje nga pikat turistike me te preferuara te Shqiperise.

Tushemishti, ky fshat turistik me hotele luksoze e shtepi mikpritese te pershtatura me se miri per turistet vendas e te huaj, ka krijuar tashme nje simpati te padiskutueshme tek pushuesit vendas e te huaj. Driloni dhe Tushemishti dikur vendet e preferuara per pushime te Mbretit Zog dhe Enver Hoxhes, sot per te gjithe ofrojne mundesi te pafund per clodhje dhe argetim.

drilon4

Driloni është një burim që përbëhet nga tre vija uji që rrjedhin për t’u derdhur disa dhjetra metra më tej, në bregun juglindor të liqenit. Njëri prej tyre, ai më kryesori krijon një basen të madh ujor, ku mund të shëtitësh, vozitësh me varkë, të shijosh bukuritë e florës dhe faunës së pasur.

Natyra e mrekullueshme dhe dehese e parkut kombetar te Drilonit theksohet nga pemët e shumellojshme. Vërria, rrapet, plepat, shelgjet lotues apo kallamishtet jane disa nga pemet e shumta te parkut te Drilonit. Peisazhi behet edhe me i mrekullueshem nga mjellmat dhe shpendët e tjerë që gjallojnë në këtë basen, por edhe nga peshku i freskët qe noton i lire.

Turistët vendas por dhe të huajt e pëlqejnë shumë. Është një fundjavë çlodhëse dhe rigjeneruese edhe për ata që nisen nga Tirana.

femra-moderne.com