Leng me hurma dhe portokall

Hurma: nje frut tipik i vjeshtes, me ngjyren portokalli dhe shijen e vecante. Vendi yne eshte kaq me fat qe ka kushtet per te rritur dhe prodhuar shume lloje frutash, mes te cilave edhe hurma. Duke qene se e shijojme shume dhe kemi me bollek me cmim shume te lire, e pse te mos provojme nje recete, nje menyre te re konsumimi te saj?

Kjo eshte nje recete super e thjeshte dhe me kosto te lire, duke qene se edhe hurmat, edhe portokallet kane kohen e tyre tani. Kjo recete eshte plot vitamina. Vlerat e portokalleve i dime prej kohesh, nderkohe qe edhe hurmat jane nje burim i mire vitaminash A dhe C, por edhe B1, B2 e B3. Pervec kesaj, ndihmon ne humbjen e peshes, ne parandalimin e kancerit, ne aparatin tretes, nxit sistemin imun dhe na fal energji ne menyre natyrale. Doni te dini me shume rreth hurmave? Klikoni ketu.

Nderkohe, ja ku po ju tregojme si te beni leng me hurma dhe portokall.

myemeraldkitchen.ie

Per: 2 gota

Perberesit:

  • 2 hurma
  • 250 g leng i fresket portokalli
  • 1 lime

Keshille: ne varesi te madhesise, mundet edhe qe te keni nevoje per tre portokalle. Sipas deshires, mund te provoni ta kombinoni hurmen me fruta te tjera, si psh. dardha.

Menyra e pergatitjes

  • Qeroni hurmat dhe pritini. Pritni portokallin dhe limen pergjysme dhe shtrydhini. Futini ne nje mikser hurmat se bashku me lengun e agrumeve dhe perziejini te gjithe bashke.
  • Eshte mire qe te konsumohet menjehere. Mund te qendroje e fresket ne frigorifer per pak kohe, por shijen e persosur e ka te sapo pergatitur.

Provojeni lengun  me hurma dhe portokall dhe na shkruani komentet tuaja.

femra-moderne.com