Secili ka menyren e tij per te pjekur geshtenjat, edhe pse ato me te perhapurat jane zierja dhe pjekja mbi sobe. Sot do t’ju tregojme 3 menyra te tjera, qe do ju dhurojne geshtenjat me te mira qe keni provuar ndonjehere. Pervec kesaj, nuk do lodheni fare per t’i qeruar.
Ne cdo rast rezultati eshte: geshtenja te pjekura dhe te qeruara ne menyre perfekte. Mjafton vetem te ndiqni keshillat tona dhe te keni durim.
Menyra e pare

- Me ane te nje thike te mpehte, prisni lekuren e geshtenjave per se gjati dhe vendosini ne nje tas qelqi.
 - Merrni nje tas tjeter qelqi dhe mbusheni me uje. Futini te dy tasat ne mikrovale dhe piqini per 5 minuta.
 - Nese kane nevoje per me shume pjekje, vazhdoni edhe per disa minuta te tjera.
 - Pasi te jene pjekur, futini geshtenjat ne nje qese letre per pak minuta.
 - Tani qerojini dhe shijojini.
 
Menyra e dyte

- Prisni lekuren e geshtenjave ne forme kryqi.
 - Hidhini ne nje tenxhere me uje dhe ziejini derisa te marrin nje vale.
 - Kullojini dhe futini ne nje tepsi.
 - Piqini per 20 minuta ne furre, ne 220 grade.
 - Nxirrini nga furra dhe trasferojini ne nje tas, mbi te cilin keni vendosur nje pelhure.
 - Mbeshtillini me pelhure ne menyre qe te zbuten per disa minuta.
 
Menyra e trete

- Ne nje tigan alumini hidhni rreth 1 kg kripe kokerrmadhe.
 - Prisni lekuren e geshtenjave ne forme kryqi dhe vendosini mbi tiganin me kripe.
 - Mbulojini me nje kapak dhe verini ne zjarr te piqen per rreth 20 minuta.
 - Trasferojini ne nje tas, mbi te cilin keni vendosur nje pelhure.
 - Mbeshtillini me pelhure ne menyre qe te zbuten per disa minuta.
 
Per me shume ju ftojme te shikoni videon e AgroWeb:
https://www.facebook.com/AgroWeb.org/videos/1027286960731874/
Burimi: Agroweb