Deshironi te keni disa ide se si do jete moda kete vjeshte? Keto tendenca i kemi perpunuar nga New York Fashion Week.
Tonet e ndryshme nude
Prisni të shikoni pantallona, triko, funde, xhaketa dhe pallto ne tonet e ngjyrave te lëkurës. Por ndoshta tonet me chic, do jene deve klasike, kaki e mbytur dhe karamel.
Fruda
Per kete vjeshte, stilistet si Jill Stuart dhe Cushnie et Ochs kane arritur te nderthurin frudat e strukturuara high-fashion me veshjet e te perditshmes.
Shkelqim metalik
Ngjyrat metalike, mbi te gjitha ajo gold, duket se do te shquhen kete vjeshte si nje nga tendencat me te preferuara, edhe ne veshjet e jetes se perditshme.
Kostum me pantallona (Pantsuits)
Mbase nuk eshte nje rastesi qe bota e modes nuk pati frike te perditesonte kostumin me pantallona per kete vjeshte – Hillary Clinton e ka bere qe ky trend te rikthehet. Te holle, plot stil, me ngjyra – kostumi i ri i fuqise per nje nate jashte, por edhe per ne zyre.
Lule vjeshte
Nuk eshte nje tendence qe e kane zgjedhur te gjithe stilistet per kete vjeshte, por nje pjese e mire e tyre kane preferuar printime lulesh gjitheperfshirese neper bluza, fustane dhe funde.
Golf poshte fustanit
Jo vetem qe eshte nje tendence e lehte per t’u ndjekur nga kushdo, por ju mundeson veshjen e fustaneve pa menge qe keni ne dollap, edhe gjate diteve vjeshtore. Madje mund ta provoni qe tani te vishni ndonje kemishe me menge te gjata poshte fustanit.
Kombinim e verdhe me roze
Ne fillim ky kombimim modern duket si me i pershtatshem per pranvere se sa per vjeshte, por stiliste si Ulla Johnson dhe Delpozo i kane preferuar shume kombinimin e ketyre dy ngjyrave me njera-tjetren.