11 gjera te dobishme qe mund te beni me leter alumini
Nese e keni kufizuar perdorimin e letres se aluminit vetem per te mbeshtjelle ushqimet, kemi lajme te reja per ju! Letra e aluminit mund te perdoret per dhjetra alternativa te tjera. Disa prej tyre mund t’ju çudisin. Le t’i hedhim nje sy…
1. Beni nje top me leter alumini dhe perdoreni per te ferkuar tiganin nga yndyrat, furren, tostin, skaren etj.
2. Bejeni hekurosjen e rrobave me te thjeshte, duke shtruar poshte mbuleses se tavolines se hekurosjes nje leter alumini. Keshtu rrudhat do te shtrihen me lehte.
3. Mund t’i perdorni per te krijuar kacurrela ose onde ne floket tuaj.
4. Mbyllni qeset e paketimit te ushqimeve duke perdorur leter alumini dhe hekurin.
5. Perdoreni si hinke per vaj, uje, uthull etj sepse eshte shume lehte e punueshme dhe i jepni formen qe deshironi.
6. Mbroni veranden e ballkonin tuaj nga zogjte qe vijne e ndotin, duke varur shirita me leter alumini neper lulet, ose pemet.
7. Letra e aluminit mund të perdoret per te mprehur gërshërt.
8. Gjithashtu, disa i vendosni ne tharesen e rrobave kur te thajne rrobat. Thone qe i ndihmon te thahen me mire. Per me shume lexoni ketu.
9. Perdoreni per te transportuar placka nga nje vend ne tjetrin. Mbeshtillni kembet e tyre me leter alumini dhe i zvarrisni pa frike se mos lini gervishje apo shenja ne dysheme.
10. Mund ta perdorni edhe per te hequr ndryshkun nga metalet.
11. Leter alumini, ujë dhe sode buke mund të perdoren per te pastruar argjendurinat e njollosura.
Po ju, a dini ndonje perdorim tjeter te letres se aluminit te cilin s’e kemi permendur? Na e tregoni ne komente.