Çaj bliri kundër rrudhave

Nese pini çaj bliri do keni perfitime te shumta per shedetin. Tani do ju tregojme perfitimet per bukurine e lekures

Ju treguam per vlerat e blirit ne organizem, por edhe per qetesimin e lekures dhe per shtrirjen e rrudhave. Tani do ju tregojme dy receta qe mund t’i pergatisni vete ne shtepi dhe qe ju ndihmojne kunder rrudhave

Gjalpe, kamomil dhe caj bliri

Kjo eshte nje recete shume e vjeter, por qe perdoret akoma sot e kesaj dite.

  • Merrni nje luge caji me kamomil dhe nje luge me lule bliri dhe verini te ziejne me 100 ml uje.
  • Lereni cajin te zieje per 2-3 minuta pastaj mbulojeni me nje kapak dhe lereni te qendroje ne infuzion per 15 minuta. Kullojeni cajin fort dhe merrni lengun.
  • Perzieni 4 luge gjelle nga caji i perfituar me dy luge gjalpe. Perziejini derisa gjalpi te tretet plotesisht.
  • Mund ta ruani ne frigorifer per 4-5 dite.
  • Dalengadale do shikoni se si rrudhat do ju zhduken.

Bliri në mjeksinë popullore përdoret  për shumë probleme shëndetësore, qe nga kolla dhe ulja e temperatures, madje edhe kundër ankthit dhe nervozimit. Per me shume, klikoni ketu.

natural-cleanser

Gjethe bliri kundër rrudhave rreth syve

Kjo eshte nje menyre natyrale per te bere nje maske-krem qe largon rrudhat e shprehive rreth syve, aq shume te shemtuara kur i shohim ne fytyren tone.

  • Merrni rreth 20-30 gjethe bliri dhe pastroji nga lulet që kanë në mes tyre. Më pas futi në një enë me ujë të vluar, (pasi e ke hequr nga zjarri). Lëri të ftohen, më pas mbylle enën me kapak dhe mbaje në frigorifer për 20 ditë.
  • Pas 20 ditësh, pasi ta nxirrni nga frigoriferi, kullojeni dhe përdoreni si krem për sytë derisa të doni, por pa harruar që ta mbani gjithnjë në frigorifer.
  • Pas disa përdorimesh, do ta shikoni që rrudhat në sy nuk janë më të dukshme. Përthithet mjaft kollaj, sidomos po ta aplikoni çdo mbrëmje rreth sipërfaqes së syve, duke bërë masazh të lehtë.