Zbulohet gjeni i vjeshtës dhe quhet “Stay green” (qëndro i gjelbër) dhe njihet prej kohësh nga biologët, aq sa ndihmoi Gregor Mendel të përpunonte ligjet e gjenetikës. Por vetëm tani u kuptua roli i tij në transformimin e ngjyrave të gjethes nga jeshile verore në tonalitetet më të ngrohta të vjeshtës.
Këtë zbulim e bënë një grup studiuesish të drejtuar nga Yousuke Shimoda, të Universitetit të Hokkaido, që publikuan punimin në revistën shkencore “Plant Cell”.
Gjethet ndryshojnë ngjyrën në vjeshtë kur klorofila, pigmenti që i bën të gjelbërta, përkeqësohet. Një fenomen që bën pjesë në procesine tyre normal të palkjes, e ashtuquajtura ndjesi e gjetheve dhe që shkaktohet nga një enzimë, që quhet “mg-dechelatasi”.
Me fjalë të tjera, procesi i humbjes së klorofilës fillon me ndryshimin e saj në një përbërs tjetër, që quhet “feotinina A”, që prodhohet nga largimi i magnezit nga klorofila. Dhe këtë reaksion e shkakton pikërisht enzima “Mg-dechelatasi”.
Risia është se studiuesit japonezë kanë treguar se gjeni “Stay green” (ndryshimet e të cilit i mundësojnë gjetheve të konservojnë ngjyrën e gjelbërt gjatë procesit të plakjes) përmban të dhënat për prodhimin e enzimës mg-dechelatasi.
Në këtë mënyrë shfaqen në vjeshtë ngjyrat që na magjepsin të gjitheve. / ATA /